Policia aksion në Gramsh, arrestohen dy të rinj, ja çfarë u zbulua nga kontrolli me dron

03/09/2020 09:51

Policia ka finalizuar me sukses një tjetër operacion policor të koduar “Droni 2020”, me në fokus goditjen e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike.

Si rezultat i kontrollit të territorit me anë të dronit dhe informacioneve të marra në rrugë operative, dy shtetas në fshatin Grabovë e Poshtme, Gramsh, janë kapur duke kultivuar bimë narkotike.

Janë vënë nën pranga shtetasi E. XH., 37 vjeç, banues në fshatin Grabovë, Gramsh si dhe shtetasi E. T., 33 vjeç, banues në Burrel.

Shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale disa fara të dyshuara si fara kanabisi.

Gramsh

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Droni 2020”, për goditjen e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike.

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Gramsh kanë finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Droni 2020”, në kuadër të cilit u bë arrestimi i shtetasve:

E. XH., 37 vjeç, banues në fshatin Grabovë, Gramsh dhe E. T., 33 vjeç, banues në Burrel.

Si rezultat i kontrollit të territorit me anë të dronit dhe informacioneve të marra në rrugë operative se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në fshatin Grabovë e Poshtme, Gramsh, kishin kultivuar bimë narkotike, si dhe falë punës së mirorganizuar dhe reagimit në kohë, shërbimet e Policisë kanë bërë të mundur evidentimin dhe goditjen e këtij rasti.

Në vijim të hetimeve, në lokalin e shtetasit E. T., shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale disa fara të dyshuara si fara kanabisi.

Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë që janë të implikuar në ketë veprimtari kriminale.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprimet e mëtejshme procedurale.

Top Channel