Përpjekjet e SHBA-së për t’i dhënë fund luftës mes Rusisë dhe Ukrainës, ndodh takimi i shumëpritur në Moskë mes të dërguarve të Trump dhe Vladimir Putin 05/09 21:06
Policia gjermane gjeti trupat e pesë fëmijëve në një ndërtesë në qytetin perëndimor të Solingen, raportoi Focus në portalin e saj, duke cituar një zëdhënës të policisë.
Gazeta gjermane Bild publikoi pamjet e tre ambulancave përpara ndërtesës, shton Reuters.
Solingen është një qytet afër Dyseldorf në Gjermaninë perëndimore.
Trupat u gjetën në një shtëpi private në një ndërtesë apartamentesh, i tha agjencisë gjermane DPA një zëdhënës i policisë në qytetin afër Wuppertal.
Nuk është e qartë se kush i gjeti trupat, shton DPA dhe deri më tani, nuk ka detaje rreth shkaqeve të vdekjes ose të dyshuarve të mundshëm.
Top Channel