‘Po s’ju duhet gjë orari, me shihni mua…’ Gjendja stresuese e qytetarëve tek Sanatoriumi, nuk lejon kameran të filmojë oraret

03/09/2020 13:21

Në spitalin e Sanatoriumit në Tiranë vijojnë të ketë një numër të lartë të të prekurve me Covid-19 që po marrin trajtimin e nevojshëm nga stafet mjekësore.

Infektimet me covid kanë sjellë jo pak shqetësime edhe të afërmit e pacientëve, ku gjendja e konfuze e tyre vihet re lehtësisht. Ndërkohë një incident ka ndodhur gjatë lidhjes Live në edicionin informativ në Top Channel me gazetarin Andi Bora dhe një qytetari.

Gazetari ka tentuar që të shikojë oraret e afishuara në xham për kalimin e ushqimeve për pacientët e prekur nga Covid-19, por një qytetar u mbështet mbi xham dhe nuk pranonte të lëvizte.

Zotëria thotë se ka të shtruar në spital, kuantin e tij që prej tre ditësh. Pavarësish tentativave disa herë të gazetarit, zotëria në fjalë këmbëngul që të mos lejojë që kamera të filmojë oraret.

Kur pyet për arsyen ai nuk reagon por thotë që kur të largohet ai, kamera mund të filmojë.

Pjesë nga intervista:

Andi Bora: Siç mund të shihet këtu pas zotërisë kemi të vendosura edhe një orar.

Zotëria :Çfarë orari do ti?

Andi Bora: Zotëri të lutem një sekondë sa të shohim pak orarin e ushqimeve që është për pacientët.

Zotëria: Jo, unë jam vetë këtu, kur të iki unë hajde.

Andi Bora: Po pra por donin të shikonim pak orarin, të tregonim orarin e ushqimeve. se jemi në edicionin informativ,. mundem të lutem?

Andi Bora: Ju çfarë po prisni këtu:?

Zotëria: Po pres një përgjigje nga i sëmuri që kam brenda.

Andi Bora: Kush është i sëmuri çfarë e keni?

Zotëria: Është kunati im. i prekur me koronavirus.

Andi Bora:Si paraqitet gjendja e tij?

Zotëria: Tani është më mirë. Më mirë është.

Andi Bora: Sa ditë ka i shtruar?

Zotëria: 3 ditë ka që është shtruar. Në oksigjen është.

Andi Bora: Po mundemi ta shohim pak orarin për ushqimet?

Zotëria: Po s’ju duhet gjë orari. Më shihni mua. A jeni tu më pa mu.

Andi Bora: Ne jemi televizion dhe duam të informojmë publikun. Mundemi të lutem.

Zotëria: Po ca oraresh? Cilët orare. Unë jam këtu tu ndenjt. Me mua ça keni tashi.

Top Channel