E mërkurë, 11 Nëntor 2020
16:35
Shqipëria kalon në avantazh ndaj Kosovës

Shqipëria ka kaluar në avantazh ndaj Kosovës.

16:32
Ja pse fjalët e Leonardos për CR7 duhen marrë seriozisht

Fjalët e drejtorit sportiv të PSG-së, Leonardo, për Cristiano Ronaldon nuk janë të rastësishme. Qëllimi i pronarëve nga Katari është i qartë: portugezi është objektiv i shkëlqyeshëm për sezonin e ardhshëm, një blerje-reklamë një vit para zhvillimit të Botërorit në vendin e Lindjes së Mesme.

16:31
Ushtari francez i Voskopojës/ Nderohet në ditën e nënshkrimit të armëpushimit

Në kishën e Shën Kollit në Voskopojë gjenden eshtrat e një ushtari francez të rënë gjatë luftës së parë botërore.

16:31
COVID-19/ MSH: 507 raste të reja dhe 11 humbje jete në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka njoftuar bilancin e covid, ndërsa ju bën thirrje të gjithë qytetarëve të respektojnë rregullat e higjienës, distancimit fizik dhe mbajtjen e maskës në çdo ambient jashtë shtëpisë.

16:24
Përjashtim vetëm për çështjet urgjente/ Covid pezullon punën në Gjykatën e Tiranës

Ashtu siç ka ndodhur në shumë gjykata në rrethe edhe gjykata e rrethit Gjyqësor Tiranë ka pezulluar punën si pasojë e covid-19.

16:20
SHBA, shkon në afro 246 mijë numri i të vdekurve nga COVID-19

Numri i të infektuarve me koronavirus është rritur ndjeshëm në SHBA, ku vetëm në 24 orët e fundit janë shënuar 144.715 raste të reja, duke e ccuar numrin e përgjithshëm në 10.573.232.

16:18
Kur toka nisi të dridhet/ Si reaguan kafshët e kopshtit zoologjik në Shkup gjatë tërmetit (video)

Në orët e para të mëngjesit të kësaj të mërkure, Maqedonia e Veriut u godit nga një tërmet me magnitutë 5.1 ballë të shkallës Rihter.

16:17
Rukiqi kërkon nga bizneset të respektojnë masat kundër koronavirusit, dënimet janë të mëdha

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Berat Rukiqi, ka thënë të mërkurën në një konferencë për media se masat e reja të prezantuara për parandalimin e përhapjes së koronavirusit do t’iu mundësojnë bizneseve të punojnë sa për të mbijetuar.

16:15
Skandalet e VIP-ave/ Historitë tronditëse të martesave dhe lidhjeve me të mitura e kushërira (FOTO)

Ata janë njerëz që adhurohen për artin që bëjnë. Por, shumë prej artistëve kanë një jetë jo shumë të rregullt. Madje, shumë prej tyre janë përfshirë në skandale të ndryshme.

16:15
Masat anticovid/ Policia gjobit 725 qytetarë brenda 24 orëve të fundit

Strukturat e Policisë, krahas përmbushjes së detyrave funksionale për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, kanë vijuar kontrollet në terren në të gjithë vendin, për të monitoruar zbatimin e masës së re për parandalimin e përhapjes së COVID-19, mbajtjen e detyrueshme të maskës mbrojtëse, e cila është detyrim për të gjithë qytetarët, që në momentin që dalin nga shtëpia.

16:07
Raportohet për të plagosur pas një sulmi në varrezat e Arabisë Saudite

Franca ka thënë se dhjetëra persona janë plagosur në një sulm “të paarsyetueshëm”, në një ceremoni përkujtimore për fundin e Luftës së Parë Botërore, në të cilën kanë marrë pjesë diplomatë të huaj në Arabinë Saudite.

16:05
Leonardo DiCaprio feston ditëlindjen, ja sa vjeç mbush aktori i famshëm (FOTO)

Ai është një nga aktorët më të njohur të “Hollywood-it”. Është fjala për Leonardo DiCaprion, i cili ditën e sotme feston ditëlindjen dhe mbush 46 vjeç.

16:02
Tërmeti/ Ministria e Mbrojtjes jep detaje: Ja epiqendra dhe magnituda

Lëkundja e tërmetit që ra sot në orën 3.25 të drekës, sipas IGJEUM, është regjistruar me epiqendër në Gostivar, në Maqedoninë e Veriut dhe kishte një magnitudë 5 të shkallës rihter.

15:56
I dënuari për krime lufte, në Ushtrinë e Serbisë edhe pas vendimit gjyqësor

Ministria e Mbrojtjes e Serbisë ka njoftuar të mërkurën, më 11 nëntor, se nënoficerit Rajko Kozllina, i dënuar për krime lufte në Kosovë, i është ndërprerë shërbimi ushtarak profesional më 16 mars 2020, për shkak të humbjes së gradës, pa të drejtë për pension, thuhet në një përgjigje të kësaj ministrie për agjencinë Beta.

15:55
Panairi i librit online nis të enjten deri të dielën, regjistrohen 45 shtëpi botuese

Në shembuj te panaireve më të rëndësishëm në Evropë që janë organizuar online edhe në Shqipëri nga e enjtja deri të dielën, do të zhvillohet Panairi i Librit Online.

15:54
VIDEO/ Fenomeni i rrallë, filmohet peshkaqeni që “lëshon” dritë teksa lundron në det

Një peshkaqen ka dhënë një shfaqje magjepsëse me dritë teksa notonte nëpër ujërat biolumineshentë.

15:50
Gjykata rrëzon KED/ Zbardhet vendimi që zbulon skemën për të çuar në Kushtetuese një notere

Duke vënë në pikëpyetje procedurat që ndoqi KED e cila lejoi në garë vetëm dy kandidate mes tyre noteren Sonila Bejtja, gjykata zbardhi vendimin ku pretendenti Eugen Papandile u kthye në garën për në Gjykatën Kushtetuese.

15:50
“Vaksinën ta provojnë politikanët”/ Sondazhet në Britani, shumica pro

Britanikët e kanë mirëpritur ardhjen e vaksinës së Covid-it, sipas sondazheve, por 40 përqind e tyre kërkojnë që fillimisht atë ta bëjnë Boris Johnson dhe politikanët e tjerë, për t’u bindur se ajo është e sigurt.

15:41
Çfarë po ndodh? Shqipja dhe Mevlani puthje e përkëdhelje në shtrat (FOTO)

Mevlan Shabani është një nga djemtë konkurrentë në “Përputhen”. Së fundmi ai ka publikuar këngën e tij më të re me titull “Love Story”, ku në videoklip ka edhe Shqipen, ish-konkurrentja në këtë reality show.

15:38
Covid-i shtoi vetëvrasjet në gjithë botën/ Raste të shumta në Itali e Turqi, fenomeni prek edhe mjekët

Pandemia e Covid-it rëndom në gjithë botën po shoqërohet me fenomenin e vetëvrasjeve.

15:32
Tërmeti trondit Maqedoninë e Veriut, lëkundjet ndihen edhe në vend tonë

Një termet 5.2 i shkallës rihter ka tronditur Maqedoninë e Veriut, por lëkundjet janë ndjerë edhe në vendin tonë e Kosovë.

15:32
Të pathënat e Merkel, jeta në Poloni, ku ndodhej ku u rrëzua Murit të Berlinit

Është viti 1989. Në nëntor rrëzohet Muri i Berlinit. Angela Merkel është tridhjetë e pesë vjeçe, ka doktoruar në shkencat e natyrës. Ajo punon në Institutin Qendror të Kimisë Fizike, i cili i përket Akademisë së Shkencave të RDGJ. Shkencëtarja e re jeton në Berlin dhe sapo është divorcuar.

15:26
BERZH: Pagesë të rinjve për të votuar/ Skema që propozohet për të rritur pjesëmarrjen në zgjedhje

Në zgjedhjet parlamentare të vitit 2017 doli në votime rreth 47 përqind e popullsisë. Ata të cilët bojkotuan ishin të rinjtë. 

15:22
Balla: Basha zhduku videon e masakrës/ “Prova që do faktonte se krimet në Kosovë i bënë serbët”

Një ditë më parë numri dy i partisë socialiste taulant balla lajmëroi nismn për ndërtimin e një komisioni të posaçëm të kuvendit për hetimet që janë kryer ndaj UCK

15:18
Topalli: Basha, jo kryeministër/ Kushti për të bashkuar votat e partisë së saj me PD-në pas zgjedhjeve

Ish-nënkryetarja e Partisë Demokratike, Jozefina Topalli është duke ndërtuar një parti të re të së djathtës, pak muaj para zgjedhjeve.

15:17
Covid-19, Kosovë/ Katër humbje jete dhe 733 të infektuar në 24 orët e fundit

Vetëm në 24 orët e fundit janë shënuar 733 raste të reja me Covid-19 në Kosovë, duke e çuar kështu në 26.121 numrin e përgjithshëm të të infektuarëve.

15:14
“Ndaloni përdorimin e antibiotikëve”/ Udhëzimi i ri për mjekët, përcakton mjekimet në shtëpi

Jo më antibiotikë vend e pa vend edhe kur nuk është i nevojshëm. Antibiotikët përdoren kundër baktereve dhe jo kundër viruseve.

15:14
Dita e të rënëve/ Britanikë e francezë të plagosur në sulmin në Arabinë Saudite (Fotot)

Katër njerëz janë plagosur nga një sulm me granatë në ditën e evropiane të kujtimit të të rënëve, gjatë ceremonisë per te renet e lufterave, që po mbahej nga diplomatët perëndimorë në Arabinë Saudite.

15:12
Maqedonia goditet edhe nga një tërmet tjetër

Është regjistruar edhe një tërmet në Maqedoninë e Veriut, por kësaj radhe me intensitet më të ulët.

15:04
Rama: Vaksina antiCovid do jetë falas/ Qeveria, ndihmë më të varfëve të infektuar

Qeveria është duke detajuar një paketë të re ndihme për personat në nevojë për të lehtësuar përballjen e tyre me Covid-19. Ndërkohë kryeministri premtoi se kur të jetë gati vaksina antiCovid do të jepet falas.

15:02
Aksidentoi rëndë holandezin Jacobsen, Groenewegen pezullohet 9 muaj për incidentin

Çiklisti i Jumbo-Visma Dylan Groenewegen, është dënuar me një pezullim prej 9 muajsh pasi shkaktoi përplasjen e rëndë që la Fabio Jakobsen në koma, gjatë Turit të Polonisë.

14:57
Raportohet për të plagosur pas një sulmi në varrezat e Arabisë Saudite

Franca ka thënë se dhjetëra persona janë plagosur në një sulm “të paarsyetueshëm”, në një ceremoni përkujtimore për fundin e Luftës së Parë Botërore, në të cilën kanë marrë pjesë diplomatë të huaj në Arabinë Saudite.

14:54
Çfarë ushqimesh duhet të konsumojnë diabetikët, mjeku jep këshillat në muajin e ndërgjegjësimit

Nëntori është muaji i ndërgjegjshmit për sëmundjen e diabetit, një ndër sëmundjet më të pranishme në vendin tonë.

14:52
Mbytet nga kërkesat rrjeti social ku flitet “lirshëm”

Parler, një rrjet social i konsideruar si bastion i fjalës së lirë ka pasur aq shumë kërkesa sa tani po përballet me probleme për shkak të bllokimit të shkaktuar nga numri i madh i përdoruesve të rinj, të cilët janë duke kaluar masivisht në këtë platformë të revoltuar sidomos nga kufizimet në Twitter.

14:50
Eksperti nga SHBA: Proceset në Hagë për përgjegjësi individuale

Në një prononcim për DW, eksperti nga SHBA për çështje ndërkombëtare dhe njohës i Ballkanit, Daniel Server, nënvizon, se edhe me ndryshimin në Shtëpinë e Bardhë marrëveshja ekonomike Prishtinë-Beograd qëndron.

14:44
Anija e re turke, që ndryshon “lojën” në Mesdhe

Turqia paraqiti një anije të re ushtarake pa ekuipazh e cila është e pajisur me sistem mbrojtës antiraketë.

14:43
Filipine, numri i rasteve me COVID-19 tejkalon shifrën 400 mijë

Sipas autoriteteve shëndetësore, numri i rasteve të koronavirusit të ri (COVID-19) në Filipine ka tejkaluar shifrën 400 mijë.

14:42
ONE HomeNet, shërbimi më i ri që mundëson internet super të shpejtë, kudo

Kush nuk do e dëshironte internetin në shtëpi që të ishte shumë i shpejtë dhe të aktivizohej menjëherë, vetëm me një buton.  Pa teknikë dhe pa kabuj. Si me magji.

14:39
Plagosi me thikë në fytyrë kushëririn e tij, arrestohet i riu në Velipojë

Velipojë-  Një 21-vjeçar është arrestuar nga policia e Shkodrës, pasi akuzohet për plagosjen me thikë të kushëririt të tij.

14:38
Vaksina kundër gripit/ Bum kërkesash në Itali

Në Itali ka një bum të kërkesave për vaksinat e gripit duke kapërcyer nivelin e dozave në dispozicion.

14:32
Mollët më të mira – Si të zgjidhni cilësinë e duhur mes llojeve të mollëve në treg

Pa dyshim molla është nga frutat më popullore dhe një nga më të pasurat me antioksidantë.

14:30
Rusi, 432 viktima dhe afro 20 mijë raste të reja me COVID-19

19.851 raste të reja janë konfirmuar në 24 orët e fundit në Rusi, duke e ccuar kështu numrin e përgjitshëm në 1.836.960 persona.

14:30
OFL “zbarkon” në Tiranë/ Drogë dhe vjedhje, këta janë 6 të piketuarit e radhës (EMRAT)

Këtë herë, Operacioni Forca e Ligjit ka zbarkuar në Tiranë, ku u ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, gjashtë shtetasve.

14:18
“Shqiptarët janë dembelë”/ Prifti: Ka mungesë kulture pune, tregojnë se kanë diplomën që s’vlen për asgjë

Pedagogu Rezart Prifti i ftuar në emisionin “Shqipëria Live” është shprehur se shqiptarët nuk kanë kulturë pune, lidhur me dembelizmin e moshës së punës në vend.

14:17
BE: Kosova duhet ta kuptojë se dialogu nuk ka alternativë

Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë nuk ka alternativë dhe Prishtina dhe Beogradi duhet të jenë të gatshme për vazhdimin e tij dhe arritjen e kompromisit, ka thënë për Radion Evropa e Lirë, zëdhënësi për Çështje të Jashtme i Bashkimit Evropian, Peter Stani, kur u pyet për të komentuar disa qëndrime në Kosovë, përmes së cilave kërkohet pezullimi i dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian në Bruksel.

14:03
Cilët qytetarë janë më ‘dembelët’ në vendin tonë

Qytetarët e Lezhës në vendin tonë janë quajtur më ‘dembelët’, ku 60% e moshës së punës nuk aktivizohet.

14:02
Bale, përfundimisht te Tottenhami për 15 milionë euro

15 milionë euro mund të mjaftojnë, Duket një biznes me leverdi për një lojtar që disa vite më parë u ble nga Reali i Madridit për mbi 100 milionë euro.

13:54
Emrat/ Njëri i dënuar në Itali, tjetri në kërkim në Shqipëri! Arrestohen dy persona në Tiranë

Tiranë – Një 49-vjeçar është vënë në prangat e policisë për shkak se ka rezultuar i dënuar për veprën penale “Vjedhja me dhunë”. I arrestuari është Dritan Beti, 49 vjeç, banues në Tiranë.

13:52
Florian Marku kthehet fuqishëm në ring, fitore që në raundin e parë

Mjaftuan vetëm 1 minutë e 50 sekonda që Florian Marku të mposhte kundërshtarin anglez Muma Muimba, në sfidën e boksit të zhvilluar në Britaninë e Madhe, mbrëmjen e të martës.

13:50
E kërkon Eintracht! Bundesliga, Mustafi pranë kthimit

Paraqitjet zhgënjyese në prapavijën e Arsenalit dhe konkurrenca e shtuar në kampin e skuadrës së Premier Ligës po shtyjnë mbrojtësin e kombëtares gjermane të futbollit, Shkodran Mustafi të gjejë zgjidhje alternative.

13:44
Rory Mcllroy me orë 33 mijë euro në Turneun e Golfit

Rory McIlroy është shfaqur me një orë “Omega” gjatë gjithë kampionatit “Masters” të kësaj jave.

13:43
Racist dhe homofob! Kreu i FA-së, Clarg jep dorëheqjen

Kreu i federatës angleze, Greg Clarke ka dhënë dorëheqjen nga posti i tij pas një paraqitjeje katastrofike parlamentare në të cilën ai u referohej “futbollistëve me ngjyrë” dhe bëri komente seksiste e homofobe mes një morie gafash të tjera në publik.

13:43
Frymëmarrje artificiale apo puthje/ FOTO e kapur në momentin e duhur e dy majmunëve

Një majmun duket se i jep frymëmarrje artificiale një majmuni femër në këtë sesion fotografik.

13:40
“Ibracadabra” në film! Dy aktorë shqiptarë në projekt

Dy aktorë shqiptarë do të interpretojnë rolin e Zllatan Ibrahimovic në filmin që do t’i kushtohet legjendës së futbollit suedez, një prej lojtarëve më të njohur në dekadat e fundit.

13:35
Në buzë të humnerës! Barça me 820 milionë euro borxhe

Kur tifozët e Barcelonës dëgjuan pak ditë më parë presidentin e përkohshëm, Karles Tuske’ se klubi mitik mund të kalonte nën administrim të kontrolluar, shumëkush e cilësoi si një periudhë tranzicioni.

13:31
Arrestohen pesë shtetas në Vlorë, ja për çfarë akuzohen

Pesë shtetas janë vënë nën prangat e policisë për shitje dhe prodhim narkotikësh, plagosje, shkatërrim i pronës dhe dhunë në familje.

13:30
Manastirliu: Situatë sfiduese, kemi gati 1600 shtretër/ Skenarët për përballimin e epidemisë përfshijnë edhe spitalet rajonale

“Situata është sfiduese, por jemi përgatitur sipas skenarëve të paracaktuar, me 1600 shtretër duke përfshirë edhe spitalet rajonale për përballimin e situatës”, deklarata u bë nga Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, gjatë një komunikimi me gazetarët në Kryeministri.

13:23
Meta dekreton marrëveshjen për blerjen e vaksinës antiCOVID: Hap me rëndësi…

Teksa e cilësoi një hap me rëndësi për masat që merr shteti në luftën kundër pandemisë, Presidenti Ilir Meta ka dekretuar marrëveshjen për blerjen e vaksinës antiCOVID.

13:23
Merrnin kredi me dokumenta të falsifikuara, arrestohet një person, një tjetër shpallet në kërkim

Një shtetas është vënë nën prangat e policisë dhe një tjetër është shpallur në kërkim për verpat penale mashtrimi në kredi dhe falsifikimi dokumentash.

13:16
Rama ironizon Bashën: S’mund të nisemi me mendjen e Lulit që fle në këmbë

Kryeministri Edi Rama ka theksuar gjatë ditës së sotme se lufta me COVID-19 është e paparashikuar dhe si dihet kurrë se kur do të ndalojë.

13:13
VIDEO/ Humbja në Nagorno-Karabak fut në kaos Armeninë, opozita në shesh

Humbja e luftës me Azerbaxhanin për rajonin e Nagorno-Karabakut ka futur në kaos Armeninë, e cila është përfshirë në trazira.

13:08
‘Publikohen vetëm testet e bëra në shtet’/ Rama: Rastet pozitive me covid janë në total, shtet dhe privat

Kryeministri Edi Rama, nëpërmjet një konference me mediat është ka folur rreth numrit të testimeve në vendin tonë, duke thënë se bëhen publike vetëm rastet kur kryhen në shtet, pa llogaritur rastet e spitaleve private.

13:07
Rama: Klubet në vend janë hajde bëjmë party me Covid-in

Kryeministri Edi Rama ka dhënë arsyen se përse mbyllja e vendit duke nisur nga sot do të jetë 22:00-06:00 në konferencën për shtyp të mbajtur bashkë me gazetarët.

13:02
Gjermania shënon numrin më të lartë të vdekjeve ditore nga COVID-19 që nga prilli

Gjermania sot ka regjistruar 261 vdekje tjera nga koronavirusi (COVID-19), shifra më e lartë ditore që nga muaji prill.

13:01
Çanta, artikuj ushqimorë dhe celularë/ Vjedhje në Vlorë, arrestohen 2 persona të shpallur në kërkim

Janë kapur dhe vënë në pranga në Vlorë, dy shtetas të shpallur në kërkim, autorë të dyshuar për vjedhje të ndryshme.

12:59
Kosova prezanton masat e reja kundër pandemisë, kufizohet lëvizja në disa komuna

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka prezantuar të mërkurën masat e reja për parandalimin e përhapjes së COVID-19. Sipas Hotit këto masa do të hyjnë në fuqi të premten.

12:53
Humb gjyqin me të atin/ Spears nuk kontrollon dot pasurinë

Një gjykatë në Shtetet e Bashkuara i hodhi poshtë përpjekjet e yllit të popit, 38-vjeçares Britney Spears për t’i hequr të atit kontrollin e pasurisë së saj.

12:45
Çmimet e larta të aparateve të oksigjenit për pacientët në shtëpi, Manastirliu: S’mund të trajtohet në banesë, mos bini pre e abuzimeve

Gazetari i Top Channel, Muhamed Veliu i është drejtuar ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu gjatë mbledhjes së sotme me gazetarët se çfarë mekanizmash kanë në dorë për shpërndarjen e bombolave të oksigjenit për pacientët në shtëpi. Ky problem ka nisur nga një rast i raportuar në Top Channel.

12:44
A do jetë falas vaksina kundër Covid-19 kur të vijë në Shqipëri? Përgjigjet kryeministri Rama

Kryeministri Edi Rama gjatë konferencës për shtyp, duke iu përgjigjur interesit të gazetarëve ka deklaruar se vaksina kundër COVID kur të vijë në vendin tonë do të jetë falas për të gjithë.

12:38
Meghan Markle, aspirata për presidente e SHBA-së?

Një tjetër thashethem po qarkullon për dukeshën e Sussex-it, Meghan Markle.

12:37
Prezantohej si police dhe u merrte para njerëzve, në pranga 42-vjeçarja me ‘pasaportë diplomatike’

Tiranë- Një 42-vjeçare, ka rënë në prangat e policisë për shkak se akuzohet se merrte para personave të ndryshëm duke iu prezantuar si efektive policie.

12:31
Kandidati paditi komisionin e vlerësimit dhe drejtuesen e BKH, shtyhet seanca në gjykatën Administrative

Shtyhet seanca në gjykatën Administrative për shqyrtimin e padisë së njërit nga kandidatët për Byron Kombëtare të Hetimit.

12:30
Bien shitjet në Gjirokastër/ Shiten më pak veshje dhe mallra industriale

Në Gjirokastër dhe rrethina, bizneset e mallrave të konsumit industrial apo të veshjeve që nuk lidhen me nevoja të nivelit bazik për qytetarët kanë rënie të shitjeve në masën 80%.

12:22
Manastirliu: Në dhjetor gati flota anticovid me 36 autoambulanca

Ministrja Ogerta Manastirliu në deklaratën e mbajtur ditën e sotme bashkë me kryeministrin Rama u shpreh se deri në dhjetor do të krijohet flota anti-covid me 36 autoambulanca.

12:15
Nuk morën pagën/ Në grevë minatorët e Trepçes

Minatorët e minierës së “Trepçës” në Stantërg kanë ndërprerë punën në këtë minierë për shkak se nuk kanë marrë pagën e muajit tetor.

12:13
Nuk ka shumë që u zbulua/ Specia e re rrezikon zhdukjen

Një majmun të cilin shkenca nuk e njihte deri më tani, u zbulua së fundi në një zonë të thellë pyjore të Mianmarit.

12:09
Në vendin e 39 për përballimin e pandemisë’/ Manastirliu: Shqipëria, në 50 vendet me popullatën më të shëndetshme në botë!

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu në një konferencë për shtyp ka deklaruar se sistemi shëndetësor në Shqipëri është në 50 vendet me popullatën më të shëndetshme në të gjithë botën.

12:01
“Aktakuzë shumë e padrejtë”/ Selimi në Hagë: Serbia vetëm të këqija i ka sjellë vendit tim

Ka nisur sot në sallën e gjyqit të Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë, seanca gjyqësore për Rexhep Selimin, ish-shef i Grupit Parlamentar të VV-së.

11:59
Rama: 30% e kapacitetit në spitale është i lirë, COVID4 akoma pa pacientë

Kryeministri Edi Rama bashkë me ministren e Shëndetësisë Oigerta Manastirliu dhe ministrin e Rindërtimit Arben Ahmetaj po mbajnë një deklaratë për shtyp ditën e sotme në lidhje me situatën e vështirë që po përballet vendi ynë ditët e fundit.

11:58
Covid-19/ Rama: Sigurojmë barnat esenciale për të sëmurët, ndihmë financiare shtesë për familjet në nevojë

Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij para gazetarëve ka thënë se qeveria ka gati një paketë tjetër ndihme financiar për të sëmurët me covid-19 apo për familjet në nevojë.

11:53
Kompania gjermane, Biontech: Me shpejtësi drite drejt vaksinës kundër COVID-19

“Lightspeed”, shpejtësia e dritës, kështu u quajt projekti i kompanisë gjermane Biontech, që nisi në fillim të janarit.

11:52
Akuzat e Speciales/ PDK refuzon pjesëmarrjen në Kuvend

Pas paraqitjes së ish-kreut të saj, Kadri Veseli përpara Dhomave të Specializuara me seli në Hagë, Partia Demokratike e Kosovës njoftoi se nuk do të marrë pjesë për një javë në seancat dhe zhvillimet tjera të Kuvendit.

11:49
“Kriminale të nxisësh panik”, Rama: Luli, Iliri e Monika çetë karagjozësh të futur në qorrsokak

Kryeministri Edi Rama bashkë me ministren e Shëndetësisë Oigerta Manastirliu dhe ministrin e Rindërtimit Arben Ahmetaj po mbajnë një deklaratë për shtyp ditën e sotme në lidhje me situatën e vështirë që po përballet vendi ynë ditët e fundit.

11:48
Masat kundër terrorizmit/ BE e nis aksionin nga interneti

BE-ja do të ashpërsojë rregullat për luftën ndaj ekstremizmit online, deklaroi presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen.

11:44
Proceset në Hagë/ Server: Përgjegjësi individuale!

Eksperti amerikan për çështje ndërkombëtare, njëkohësisht një njohës shumë i mirë i politikave të Ballkanit, Daniel Serwer thekson se me hapjen e proceseve ndaj ish-drejtuesve të UÇK-së, Hashim Thaçit dhe të tjerëve në Gjykatën Speciale në Hagë dhe ndikimit që ato mund të kenë në Kosovë, “ne duhet ta kuptojmë që procesi zhvillohet kundër përgjegjësisë individuale të personave, jo me përgjegjësi kolektive”.

11:31
Kryepeshkopi Anastas me Covid-19/ Me urgjencë në Athinë

Kryepeshkopi Anastas Janullatos është infektuar me Covid-19, çka ka sjellë përkeqësim të gjendjes së tij shëndetësore.

11:30
4 vetëvrasje për shkak të Covid/ Rama: Botërisht e paralajmëruar, ndodhin edhe në vendet e BE e SHBA

Kryeministri Edi Rama nëpërmjet një bashkëbisedimi me gazetarët ka folur rreth kryerjes së vetëvrasjeve të katër pacientëve me covid-19.

11:24
‘Spitalet covid në kolaps’/ Rama i përgjigjet opozitës: Neveri, akuza të lodhura për të ardhur në pushtet

Kryeministri Edi Rama me anë të një konference për shtyp, ka kritikuar sërish ndaj opozitës, duke thënë se ndjen neveri për akuzat e tyre kur thonë se sistemi shëndetësor është në kolaps. Sipas Ramës kjo nuk është e vërtetë dhe se sistemi shëndetësor nuk është i çakërdisur.

11:18
12 mesazhe të fshehura pas tatuazheve të këtyre VIP-ave

Nga pikëla të imëta te realizime kolosale, disa nga tatuazhet e shumëllojshme të personazheve VIP fshehin kuptime esenciale.

11:12
“U përdor korona që të votohej me postë”, Bleona Qereti komenton në statusin e Trump

Këngëtarja e njohur shqiptare, Bleona Qereti, ka shprehur shumë mbështetje për kandidatin republikan, Donald Trump, në zgjedhjet e fundit në SHBA.

10:58
Shkarkohen 4 deputetë/ Kina shtrëngon darën mbi Hong Kongun

Katër ligjvënës pro-demokracisë në Hong Kong u përjashtuan pak kohë pasi organi vendimmarrës i Kinës miratoi një rezolutë që lejonte skualifikimin e ligjvënësve të cilët kishin mbështetur pavarësinë e qytetit.

10:56
Dita e “Frymëmarrjes për të ardhmen”, Rama dhe Veliaj në mbjelljen e 1 mijë pemë të reja në Parkun e Farkës

Në ditën e “Frymëmarrjes për të ardhmen”, Shqipëria ashtu si dhe disa vende të rajonit i janë bashkuar nismës së mbjelljes së 1 mijë fidanëve në Parkun e Madh të Liqenit të Farkës, donacion nga Turqia.

10:54
Pandemia në SHBA/ Rekord shtrimesh në spital

Shtetet e Bashkuara arritën një nivel rekord historik të shtrimeve në spital, pas një rritjeje të pandërprerë të rasteve me COVID-19 në të gjithë vendin këto javët e fundit.

10:52
Situata në Francë/ Covid-19, më shumë se 400 viktima dhe mbi 22 mijë raste të reja

Gjatë 24 orëve të fundit në Francë kanë humbur jetën 466 persona për shkak të koronavirusit të ri (COVID-19).

10:50
Biden i kërkon largimin, Trump shkarkon krerët e Pentagonit

 “Asgjë nuk e ndalon transferimin e pushtetit”, deklaroi një ditë më parë presidenti i zgjedhur i SHBA-së, Joe Biden, i cili e quajti një “turp” që republikani Donald Trump ende nuk ika pranuar zgjedhjet.

10:48
Video/ Rama poston pamjet brenda spitalit ‘Covid -3’: Realitet ndryshe nga akuzat e opozitës

Kryeministri Edi Rama me anë të një postimi në rrjetet sociale, ka publikuar pamjet të tjera nga spitalet covid në Shqipëri.

10:43
Britanikët për vaksinën/Ta provojnë një herë politikanët! 

Mbretëria e Bashkuar i tha “Po” vaksinës së Pfizerit. Tre të katërtat e britanikëve thonë se janë të gatshëm ta provojnë, përfshirë dhe mjaft të moshuar.

10:39
Taulant Balla: Lulzim Basha, dorëzo pamjet filmike të masakrës së Krushës në Kosovë

Kreu i Grupit Parlamentarë të Partisë Socialiste, Taulant Balla me anë të një postimi në rrjetet sociale, i ka kërkuar kreut të PD-së, Lulzim Basha që të dorëzojë kasetën e masakrës së Krushës.

10:33
Kundërshtuan me dhunë policët/ 3 të prangosur në Berat, djali i të arrestuarit shpallet në kërkim

Tre persona kanë rënë në pranga në Berat, si dhe një tjetër është shpallur në kërkim pasi kundërshtuan me dhunë punonjësit e policisë.

10:30
KPA lë në fuqi përjashtimin nga ‘Drejtësia’ për 15 vite për, Arjana Fullanin

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka lënë në fuqi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe ka përjashtuar, ish anëtaren e Gjykatës së Lartë, Arjana Fullanin me 15 vite nga sistemi i Drejtësisë.