Paris Saint Germain u rikthye menjëherë te fitorja, duke iu kundërpërgjigjur Lille-s kryesuese por edhe Lyon-it që fituan sfidat e tyre respektive.

Kampionët e Francës edhe pse pa Neymar dhe disa emra të tjerë të rëndësishëm mposhtën lehtësisht 3-0 Nimes në Parc des Princes duke hedhur pas krahëve disfatën ndaj Lorient. Golat për Paris Saint Germain u shënuan nga Di Maria, Sarabia dhe Mbappe.

Lyon ndërkohë triumfoi 0-1 në transfertën ndaj Dijon me një gol të Lucas Paqueta në pjesën e parë. Lille e zgjidhi më thjeshtë transfertën ndaj Bordeuax duke fituar me shifrat 0-3 me gola të Yazici, Weah dhe David.

Nuk fali as Monaco që mposhti 2-1 Nice brenda në Principatë, ndërkohë që goli i parë i Milik me fanellën e Marseille nuk i mjaftoi skuadrës bregdetare që barazoi 2-2 në transfertën ndaj Lens.

Top Channel