Njësia Administrative e Dajçit është padyshim zona më e dëmtuar nga përmbytjet në Nënshkoder me mbi 1600 hektarë toke nën ujë.

Në fshatin e Shirqit, raportohen dëme të mëdha për shkak se dhjetra shtëpi janë të rrethuara nga uji dhe mënyra e vetme për të lëvizur është më anë të varkave ose çizmeve të gjata.

Në mungesë të një varkë të mirefilltë e cila kushton, Njac Zadrima banor i Zadrimës, ka gjetur këtë zgjidhje për të lëvizur mbi ujë.

Në të gjithë zonën e NënShkodrës në total nen ujë rezultojnë mbi 3700 hektarë tokë.

Top Channel