Shkon në 1450 numri i viktimave nga tërmetet në Venezuelë, 50 mijë të tjerë ende të zhdukur Sëmundja vdekjeprurëse që po vret prej disa vitesh shimpanzetë në Sierra Leone, rrezikon të kalojë edhe te njerëzit. Alarmin e jep ekipi ndërkombëtar i shkencëtarëve i drejtuar nga studiues të Universiretit të Wisconsin-Madison, i cili ishte dhe i pari që e raportoi fenomenin.
Sëmundja, për të cilën ka shkruar dhe revista Nature Communications, shkaktohet nga një bakterie e zbuluar rishtazi e vjen në një kohë kur bota po lufton ndërkohë me një pandemi shkatërruese të shkaktuar nga një tjetër armik i ri, koronavirusi. Edhe pse se shenja të sëmundjes së shimpanzeve nuk janë zbuluar ende në një qenie njerëzore, fakti mbetet se të dyja speciet ndajnë rreth 99% të materialit të tyre trashëguar, ADN-së.
“Janë shumë të paktë patogjenët që infektojnë shimpanzetë pa infektuar edhe njerëzit, dhe anasjelltas”, thotë Tony Goldberg, njëri prej autorëve të studimit, profesor epidemiologjie. Sëmundje vdekjeprurëse si Ebola apo HIV-i kanë kaluar nga majmunët e mëdhenj tek njerëzit. Ndërsa sëmundje të tjera, të tilla si gripi dhe poliomieliti, kanë shkuar në rrugën e kundërt, duke kapërcyer nga njerëzit tek majmunët.
Bakteria e re quhet Sarcina troglodytae dhe sëmundja e shkaktuar prej saj, është pagëzuar si sindroma epizotike neurologjike dhe gastroenterike, ose ENGS. Një shimpanze mëse i shëndetshëm një ditë pasi u prek prej saj, nisi të mos kontrollonte dot lëvizjet, për shkak se sëmundja prek edhe sistemin nervor, edhe atë tretës, e pati fryrje të tmerrshme stomaku dhe zorrësh.
Top Channel