“Gënjeshtar dhe i pamoralshëm”, Debat i fortë në Open mes ish-ministrit e Ramasaços

03/02/2021 22:00

Ish-ministri i Shëndetësisë Gjergji Koja është përplasur me eksperten e Shëndetësisë së PD-së, Liljana Ramasaçon mbrëmjen e sotme.

Të dy të ftuar në “Open”, kaluan në ofendime e sharje personale,ndërsa  flisnin për marrjen e vaksinës ruse.

Koja iu drejtua Ramasaços dhe i tha se se nuk mund të vihet në pushtet me injorancë. Ndërsa kjo e fundit, i tha që të mos e ofendojë duke e quajtur injorante.

Pjesë nga debate i fortë mes tyre:

Gjergji Koja: Ore mësoni të flisni more, nuk vihet në pushtet me injorancë

Liljana Ramasaço: Ti zotëri, mbajti ofendimet për vete, atë injorancën gjeje ku e ke ti, në rregull

Gjergji Koja: Përrallë nga e kaluara flisni këtu, përralla të gjitha

Liljana Ramasaço: Por kush je ti që flet për të gjithë botën kërtu, kush je ti more

Eni Vasili: Ju lutem, jo ofendime personale

Liljana Ramasaço: Qenke gënjeshtar dhe i pamoralshëm.

Top Channel