E rëndë në Lushnje/ 26-vjeçari hidhet nga kati i dytë i një ndërtese

03/02/2021 21:08

Një 26-vjeçar është hedhur nga kati i dytë i një ndërtese në Lushnje dhe ka ndërruar jetë.

Nuk dihen ende shkaqet se përse është vetëvrarë, ndërsa grupi hetimor po heton zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes

Lushnjë, Informacion paraprak

Sot rreth orës 20:20, në afërsi të rotondos së Savrës, shtetasi B. H., 26 vjeç, banues në lagjen “Skënder Libohova”, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i dytë i një ndërtese dhe për pasojë ka ndërruar jetë. Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe po kryhen veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes

Top Channel