Infantino feston me Ronaldon, urimi special i numrit një të FIFA-s për “Mbretin” e ri të Botërorëve! 23/06 19:37
Sebastian Abreu nuk ka ndërmend të varë këpucët në gozhdë as në moshën 44-vjeçare.
Veterani uruguaian i cili është shumë i njohur në vendin e tij pasi numëron edhe 26 gola në 70 ndeshje me përfaqësueses Celeste, të martën në mbrëmje arriti akordin dhe sot është prezantuar si lojtari më i ri i skuadrës braziliane të Athletic Club MG, me Abreun që pas eksperiencës me Boston River ku ishte trajner dhe lojtar ka vendosur të rikthehet në Brazil.
Ky është ekipi i 30-të në karrierën e Sebastian Abreut, një rekord i jashtëzakonshëm. Një rikthim në Brazil, aty ku është aktivizuar më parë me Gremion dhe Rio Branco për El Locon siç njihet ndryshe Abreu.
Top Channel