‘Ogre i Ardenne-ve’/ Tmerret e maniakut më të tmerrshëm francez të përdhunimeve e vrasjeve (fotot-Pjesa1)

03/02/2021 21:01

Seria e përdhunimeve e vrasjeve të përgjakshme të pedofilit famëkeq francez Michel Fourniret, ndaloi vetëm në 2003 kur viktima e pengmarrjes së tij preu me dhëmbë litarin që e mbante lidhur, doli nga furgoni dhe kërkoi ndihmë. Ajo ishte vetëm 13 vjeçe.

Kur policia arrestoi Fourniret atë vit në qershor, ata nuk mund të imagjinonin tmerret që do të zbulonin, të kryera nga pedofili vrasës-serial, i njohur tashmë si ‘Ogre i Ardeneve’.

Rrjedhimisht 78 vjeçari Fourniret, pranoi vrasjen e 12 njerëzve, shumica vajza të reja e të mitura, që ai kishte përdhunuar e torturuar nga viti 1987 deri në 2003.

Francezi ishte ndihmuar në mizorinë e tij nga bashkëshortja e tretë, Monique Olivier, e cila e njohu teksa i shkruante kur ai ishte burgosur për krime të ngjashme në vitet  1980.

Ne letrat e tyre djallëzore ata kishin bërë marrëveshjen që ajo do ta ndihmonte t’i gjente vajza të reja të virgjëra, nëse ai do ta ndihmonte të vriste burrin e saj të parë kur dilte nga burgu.

Monique Olivier (majtas)
Michel Fourniret

Tanimë, i biri i Fourniret e Olivier është bashkuar me familjet e viktimave të dyshes djallëzore, për të denoncuar një serial të ri që bazohet në krimet e tyre.

Selim Fourniret, fëmija i vetëm i çiftit, tha për rrjetin francez TF1, se me serialin e ri prodhuesit “do të fitojnë shumë para mbi trupat e fëmijëve të vdekur të çiftit vrasës e perdhunues”.

“Filmi juaj i mjerë do të ngrejë lavdi mbi babanë tim,” tha ai, por kompania prodhuese tha se nuk do të tregojë simpati ndaj vrasësve maniakë në filmin e tyre, por vetëm ndaj hetuesve që i zbuluan.

Krimet e tmerrshme të Fourniret e Olivier janë një nga çështjet më të rënda të personave të zhdukur në Evropë.

Dekada dhune

Kur Fourniret u kap në 2003, policia ndaloi një fushatë dhune seksuale që kishte nisur ndoshta qe prej viteve 1970-të.

Pedofili u njoh nga policia filimisht në vitin 1965 kur sulmoi seksualisht një vajzë të mitur, dhe më pas u burgos për tre vjet në fillim të viteve 1980 për një seri sulmesh seksuale ndaj vajzave të mitura në rrethinat e Parisit.

Kur u burgos, ai vendosi një reklamë në një revistë për të kërkuar një “shok të penës” me të cilin të shkëmbente letra, ndaj të cilave u përgjigj infermierja Monique Olivier, që do të kthehej më pas në bashkëpunëtoren besnike të killer-it pedofil.

Në letrat e tij maniaku Fourniret përshkruante fiksimin me virgjërinë, duke thënë se ishte abuzuar seksualisht nga nëna e tij.

Më vonë ai shkruante se kur zbuloi natën e martesës se gruaja e tij e parë nuk ishte e virgjër, nisi të bëhej shumë kurioz, i fiksuar për çështjen.

Olivier bëri një pakt me të burgosurin, duke i thënë se do ta ndihmonte të gjentë vajza të virgjëra, nëse ai do të vriste burrin e saj kur të lirohej nga burgu.

Në tetor 1987, ata të dy u takuan në derën e burgut kur Fourniret u lirua. Dhe siç rezultoi më vonë burri nuk e mbajti pjesën e tij të premtimit për të vrarë bashkëshortin e Olivier, ndërsa ajo e bëri pjesën e saj makabre.

Disa muaj pas lirimit ata të dy nisën gjuetinë dhe pengmarrjen e vajzave të mitura, e më pas vrasjen e përdhumin e tyre, të cilat zgjatën rreth 20 vjet.

Vrasje sadiste

Viktima e tyre e parë u bë shembulli i vrazhdë i mënyrës sesi dy krijesat djallëzore do të operonin në vazhdim.

Në dhjetor 1987, Olivier pikasi 17-vjeçaren Isabelle Laville duke u kthyer nga shkolla në shtëpi. Ajo i kërkoi asaj udhëzime drejt një destiancioni të rremë, dhe e manipuloi duke e bindur Laville të hynte në makinën e saj.

Gjatë rrugës ato morën me vete dhe Fourniret, i cili hiqej sikur kërkonte të shkonte diku pasi e kishte lënë karburanti.

Në makinë Fourniret “e kapi vajzën nga flokët dhe e pyeti nëse ishte e virgjër, dhe ajo u përgjigj pozitivisht”, shkruan  The Herald Sun.

Ata e çuan fatkeqen Laville në shtëpinë e tyre në Saint-Cyr-les-Colons ku Fourniret përdhunoi Laville dhe më pas e mbyti për vdekje.

Mbetjet e trupit të vajzës u gjetën në fund të një pusi në 2006.

Vrasja e tyre e dytë ishte ndryshe nga të tjerat.

30 vjeçarja Farida Hammiche, ishte gruaja e një grabitësi me të cilin Fourniret kishte qenë në një qeli. Ajo e kontaktoi për të kërkuar ndihmë në gërrmimin e një sasie floriri të fshehur në një varezë në mars 1988.

Ai pranoi të ndihmonte dhe Hammiche e pagoi për punën, por një muaj më vonë Fourniret e mbyti atë dhe mori të gjithe floririn e gjetur për vete.

Me paratë e gjetura, Fourniret e Olivier blenë një shtëpi-kështjellëtë quajtur Château du Sautou në veri të Francës, ndërsa trupi Hammiche nuk u gjet kurrë. /TheSun, vijon nesër mbrëma/

FOTO GALERI
1/7
Francezi ishte ndihmuar në mizorinë e tij nga bashkëshortja e tretë, Monique Olivier

Top Channel