“Unë nuk dua t’i shoh me sy rusët”/ Shpërthen Ngjela: Kush na jep garanci për vaksinën e tyre, Noc Rroku?

03/02/2021 21:40

Ndërkohë që shumë shtete, mes tyre edhe Gjermania, e kanë lënë të hapur mundësinë për pranimin e vaksinave ruse dhe kineze , ditët e fundit të njëjtën praktikë ndoqi edhe Shqipëria, edhe pse Rama pak javë më parë e quajti “meme” ftesën e ambasadës ruse.

Avokati Spartak Ngjela deklaroi në OPEN se vendimi është i drejtë, pasi vendi ynë nuk ka institucione për të gjykuar nëse vaksinat ruse dhe kineze janë të sigurta.

“Kush do të na e kontrollojë vaksinën ruse ne, Noc Rroku. Përgjegjësia është e kryeministrit për të marrë ose jo vaksinën. Rama tha se kur ta marrë Evropa, do e marrim edhe ne. Nuk është këngëtar rruge ai. Ai ka përgjegjësi historike ose penale. Si mund t’i thëm unë atij ta marrë, kur nuk e ka marrë Evropa. Ku do e gjëjmë garancinë ne.

Unë nuk dua t’i shoh me sy rusët. Kryeministri nuk është i qartë, nuk e ka pranuar Evropa ende vaksinën ruse në formë shkencore”, tha Ngjela.

Top Channel