Fotot/ Flamingot rozë pushtojnë lagunën e Karavastasë, zbuloni pamjet e mrekullueshme

03/02/2021 21:45

Flamingot ngjyrë rozë kanë pushtuar parkun e Divjakë-Karavastasë.

Pamje të mahnitshme ofrojnë shpendët teksa qëndrojnë në breg të lagunës. Një harmoni ngjyrash në këtë fund sezoni dimri vjen nga laguna e Karavastasë. Flamingot janë gjallesat më të preferuara në atë zonë dhe shumë herë kanë rënë pre e gjuetarëve të paligjshëm.

“Nuk mbarojnë bukuritë që parku ynë Divjakë – Karavasta ofron. Guida jonë ndan gjithmonë me miqtë e saj shumë pak nga çka vizitoret marrin në teren. Fotot tona tashmë janë bërë hite brenda dhe jashtë vendit. Ia vlen ti kundrojmë këto perla së bashku. Bukuritë janë pa fund dhe ne si gjithmonë do t’i shfletojmë që ju të shplodheni sado pak edhe nëpërmjet faqes sonë”, shkruhet në faqen e parkut.

FOTO GALERI
1/16

Top Channel