Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryeministër, Albin Kurti, ka publikuar emrat e kandidatëve të Vetëvendosjes për deputetë, teksa ka theksuar se ai mbetet bartës i listës.

Gjithashtu, kreu i LVV-së, ka dhënë edhe disa detaje rreth kandidatëve për deputetë, transmeton Telegrafi.

Kurti ka pohuar se lista e tij do të jetë fituese, dhe ka numrin 127.

Më poshtë lista e publikuar nga kandidati i LVV-së për kryeministër, Albin Kurti:

1. Albin Kurti – bartës liste.

2. Vjosa Osmani – ligjëruese në fushën e drejtësisë, ushtruese e detyrës së Presidentes dhe Presidente e ardhshme e Republikës së Kosovës.

3. Glauk Konjufca – aktivist i Lëvizjes, studiues i filozofisë, ish-Ministër i Punëve të Jashtme e Diasporë, deputet i Republikës.

4. Vasfije Krasniqi – aktiviste dhe zëri i drejtësisë së munguar të të gjitha viktimave të luftës së fundit në Kosovë.

5. Avni Dehari – veprimtar i kamotshme i çështjes kombëtare, ish i përndjekur politik, shkrimtar, publicist.

6. Albulena Haxhiu – aktivistja e pandalshme e Lëvizjes tonë, juriste, e ish-Ministre e Drejtësisë.

7. Arben Vitia – aktivist i Lëvizjes, mjek i përgjithshëm, Kryetar i Qendrës tonë në Prishtinë, e ish-Ministër i Shëndetësisë.

8. Donika Gërvalla – veprimtare e shquar në mërgatë, Kosovë e Shqipëri. Vajza e heroit Jusuf Gërvallës.

Top Channel