A do të ndikojnë të shtënat me armë në vizitën e Mbretit Charles në Uashington? Trump: Çdo gjë do të zhvillohet sipas planit, mezi pres ta takojë 26/04 18:17
Një zjarr i madh ka rënë në spitalin COVID në qytetin Zaporoz në juglindje të Ukrainës, ka bërë të ditur sot guvernatori i këtij rajoni, Oleksander Staruk.
Sipas të dhënave paraprake, zjarri vrau tre persona. Guvernatori i këtij rajoni, Oleksander Staruk, ka thënë se zjarri ka shpërthyer në katin e parë të spitalit ku gjendeshin pacientët e futur në respirator – ku tetë tjerë janë evakuuar duke i shpëtuar më të keqes.
Kujtojmë që muajin e kaluar një zjarr shpërtheu në një spital të qytetit për fëmijë në Podolsk afër Moskës. Pothuajse 60 njerëz u evakuuan nga ndërtesa. Askush nuk u lëndua si rezultat i incidentit.
Top Channel