11:32
FNSH dhe Renea “blindojnë” vendin/ Arrestohen 22 persona në 24 orët e fundit, sekuestrohen 203 kg lëndë narkotike
Pas vrasjeve të ndodhura gjatë javës së kaluar, Policia e Shtetit ka nxjerrë në të gjithë vendin 86 pika kontrolli në vijim të zbatimit të detyrave të përcaktuara nga plani i masave për mbajtjen nën kontroll të situatës kriminale dhe rendit publik, parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale, kapjen e personave në kërkim, personave që mbajnë armë pa leje, atyre me tendencë në krimet kundër personit etj.