Në shtëpinë e re pas tërmetit, Bashkia e Tiranës strehon familjet e pastreha në zonat rurale

21/09/2020 15:33

Një vit më parë, familja Stafa në Picallë përjetoi një nga ditët më të vështira, kur shtëpia e tyre u rrënua brenda pak sekondave pas lëkundjeve të forta të tërmetit të 21 shtatorit.

Por sot lotët e tyre ia lanë vendin gëzimit, kur djali më i vogël i familjes, Enri, hapi derën e shtëpisë së re, të rindërtuar me kushte shumë herë më të mira. Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj tha se kjo ishte banesa e fundit e rindërtuar nga 65 shtëpitë, që u dëmtuan rëndë në shtator 2019.

“Jam i lumtur që e mbyllim këtë vit, pas tërmetit të 21 shtatorit, me 65 shtëpi të përfunduara nga donatorët, me çelësa në dorë, lëmë çadrat dhe kontenierët dhe futemi në një shtëpi jashtëzakonisht më të mirë. Kemi bërë gjithashtu, edhe 1865 pagesa cash për familjet që pësuan dëme më të lehta në 21 shtator dhe më vjen mirë që e mbajtëm fjalën brenda vitit”, tha ai.

Kryetari i Bashkisë theksoi se pavarësisht pengesave nga ata që nuk kanë bërë asnjë punë në jetën e tyre, beteja për rindërtimin e shtëpive të 21 shtatorit është fituar. Ai shtoi se fokusi kalon te rindërtimi dhe pagesat për banesat e dëmtuara në 26 nëntor.

Top Channel