Ilustrim

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, në aksin Malësi e Madhe – Shkodër.

Një automjet në të cilin udhëtonin dy persona është përplasur me një trajler ku për pasoje ka humbur jetën një person ndërsa tjetri është dërguar në spital me fraktura të rënda.

Shkak i aksidentit dyshohet se ka qenë shpejtësia e madhe e mjeteve dhe errësira në rrugë.

Top Channel