Në bregdet u grabit 54 hektarë tokë/ Skema që ndryshoi vendimet e gjykatave. U pranua si provë dokumenti i avokatit

21/09/2020 15:57

Një sipërfaqe prej 54.6 hektarë tokë u kaluar në pronësi disa personave të dënuar nga gjykata për falsifikimin e dokumentave.

Ata ishin dënuar nga disa gjykata që nga viti 2008 e në vazhdim, por befas në 2019-ën, Gjykata e Apelit në Vlorë, doli kundër vetes së saj, duke marrë si provë një dockment të gjetur nga avokati i të dënuarve, sipas të cilit ata nuk kishin falsifikuar

Në Dhërmi, një sipërfaqe prej 54.6 hektarë tokë në bregdet u sekuestrua në favor të shtetit pasi që prej vitit 2008, Prokuroria e Vlorës dhe Gjykata e Vlorës kishin gjetur se pjesëtarët e familjes Beja në këtë zonë, e kishin përfituar duke paraqitur një dokument të falsifikuar sikur ai ishte lëshuar nga këshilli bashkiak i Himarës në vitin 1993.

Verifikimet e njëpasnjëshme çuan në dënimin e falsifikatorëve dhe vendosjen në sekuestro të pronës, por ndërkohë këta të fundit kanë shitur dhe tejërsuar pronën edhe pse e dinin që gjykatat nuk ja u lejonin këtë. Në janar të vitit 2019, Gjykata e Apelit përfundimisht vendos lënien në pronësi të shtetit të kësaj toke dhe mbajtjen në fuqi të vendimit për dënimin e falsifikatorëve.

Gjykatat kishin verifikuar se dëshmia e pronësisë e vitit 1993 nga KëshIlli Bashkiak I Himarës, nuk eKzistonte në asnjë institucion, as në arkiv dhe as në hipotekë dhe as në Himarë. Por disa muaj më vonë, me një tjetër trup gjykues, Gjykata e Apelit bën veprimi që është cilësuar si i çuditshëm. Gjykata pranon një dokument nga ana e avokatit të të dënuarve.

Mbi bazën e kërkesës së mbrojtësit të të dënuarit Petro Beja dhe Theodhori Beja, avokati Artion Kasaj, për kopje të vendimeve të këshillit bashkiak Himarë, në emër të Petro Beja, viti 1992, drejtoria e menaxhimit dhe mbrojtjes së tokës pranë Bashkisë Himarë, në maj të vitit 2019 informonte se egzistonte ky vendim. Ndërkohë që prokuroria dhe disa gjykata për vite të tëra kishin kontrolluar dhe nuk kishin gjetur asnjë vendim të tillë, ai u gjet nga avokati. Se çfarë shihet pas kësaj gjetjeje spektakolare duhet ta zbardhë inspektoriati i lartë i drejtësisë, por kjo copë letër rrëzoi gjithçka duke i rrëmbyer shtetit një sipërfaqe kolosale toke.

Avokatura e shtetit tashmë i ka bërë një kërkesë Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë për këtë skandal ku duket se janë bërë palë, Prokuroria dhe Gjykatat e Vlorës.

 

Top Channel