Dokumentet e reja zbulojnë $2trilionë aktivitet financiar korrupsioni në SHBA

21/09/2020 16:21

Mes të përmendurve është Paul Manafort ish-strategu politik i Donald Trump

Mijëra dokumente që detajojnë sesi transaksione korruptive prej $2 trilionë kanë kaluar përmes sistemit financiar amerikan, kanë rënë në dorë të një grupi gazetarësh investigativë.

Dokumentet e rrjedhura në media fokusohen në rreth 2,000 aktivitete të tilla të dyshimta dhe janë depozituar tashmë në agjencinë e krimi financiar në SHBA.

Normalisht bankat dhe institucione të tjera financiare depozitojnë ankesa të tilla kur besojnë se klientë të tyre po përdorin shërbimet për aktivitet të mundshëm kriminal.

Por gjithsesi denoncimi i ankesës nuk ndalon bankat të vazhdojnë biznesin me klientin në fjalë.

Në dokumente sugjerohet se banka madhore kanë kryer veprime me individë të riskut të lartë nëpër botë edhe pas vendosjes së tyre në listën e të sanksionuarve të SHBA.

Agjencia e krimit financiar thotë se dokumentet përfshijnë rreth 2 trilionë dollarë transaksione të dyshimta mes viteve 1999 e 2017.

Një nga të përmendurit është Paul Manafort, ish-strategu politik i presidentiti amerikan Donald Trump, i cili drejtoi për disa muaj fushatën elektorale republikane në 2016.

Manafort dha dorëheqjen pas ekspozimit të angazhimit të tij për ish-presidentin ukrainas Viktor Yanukovych, i cili më vonë u dënua për mashtrim dhe evazion fiskal.

Dokumentet thonë se bankat nisën të sinjalizonin aktivitetin e Manafort si të dyshueshëm prej vitit 2012. Në 2017 banka JP Morgan Chase depozitoi një raport me transferta rreth $300 milionë të kompanive guaska në Qipro, të cilat bënin biznes me Manafort.

Manafort ende nuk i është përgjigjur kërkesave për komente.

Në një prej raporteve datajohet transferta  $1 miliardë nga JP Morgan Chase për të cilën banka tha se ishte e lidhur me Semion Mogilevich, një rus i krimit të organizuar mes 10 më të kërkuarve të FBI.

Zëdhënsi i JP Morgan Chase tha për BBC: “Ne i ndjekim të gjitha procedurat në mbështetje të luftës së qeverisë ndaj krimit financiar dhe i kushtojmë kësaj detyre miliona dollarë”.

Në dokumentarin e BBC përmendej dhe banka britanike HSBC për lejimin e trasferimit të miliona dollarëve përfitime nga një skemë piramidale, pasi ajo ishte ekspozuar si e tillë në vendin përkatës.

HSBC tha në deklaratën e saj: “Duke nisur nga viti 2012, HSBC ka nisur fuqizimin e aftësive kunër krimit financiar në më shumë se 60 jurisdiksione. Tashmë HSBC është një institucion shumë më i sigurt 2012.” (Guardian)

FOTO GALERI
1/4
JP Morgan Chase depozitoi një raport me transferta rreth $300 milionë të kompanive guaska në Qipro

Top Channel