Nis zbatimi i amnistisë penale, 71 të dënuar lënë qelitë në Drenovë dhe Pojskë

15/07/2026 09:26

Prej orës 8:30 të mëngjesit të sotëm, ka filluar lirimi i të dënuarve që kanë përfituar nga amnistia e këtij viti.

Nga burgu i Drenovës përfitojnë nga amnistia 60 të dënuar të cilët kanë fituar lirinë.

Sa i përket burgut të grave në Pojskë, fitojnë lirinë 11 të dënuara ndërsa 8 të tjera përfitojnë ulje me 1.5 vite burg.

Top Channel