Franca, Didier Deschamps: Spanja ishte superiore, por pyes veten nëse arbitri ishte në lartësinë e duhur

15/07/2026 00:16

Pas dy finaleve radhazi, Franca e ndali vrullin e saj në gjysmëfinale në Botërorin 2026 pasi u mund nga Spanja me rezultatin 2-0.

Ishte një ndeshje ku La Roja u shfaq dukshëm superiore kundrejt Bluve dhe kjo e zhgënjeu jashtë mase trajnerin Didier Deschamps, i cili do të mbyllë eksperiencën e tij në pankinën e Francës pas finales së vogël të botërorit.

‘Nuk kërkoj justifikime, Spanja ishte superiore, ne nuk ishim mirë-tha Deschamps që kishte diçka edhe me arbitrimin-por pyes veten nëse arbitri ishte në lartësinë e duhur për të arbitruar këtë ndeshje. Nuk e them sepse humbëm, por kishte disa situata për të diskutuar’.

Trajneri i transalpinëve më pas vijoi me analizën e lojës së skuadrës së tij

‘Nuk ishte ajo që prisnim-shtoi Deschamps-ka zhgënjim. Futbollistët janë të shkatërruar. Sot nuk ishim në nivelin e duhur në planin teknik ndaj një skuadre që kontrolloi lojën’.

Top Channel