Kosovë/ Gjendet një valixhe e dyshimtë, bllokohet një pjesë e rrugës “Bill Kllinton”

21/09/2020 12:32

Policia e Kosovës sot ka marrë informatën për një valixhe të dyshimtë në rrugën “Bill Kllinton” në Prishtinë, duke bërë kështu që një pjesë e kësaj rruge të bllokohet.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar, zëdhënësja e policisë Flora Ahmeti.

Ahmeti ka thënë se policia është në vendin e ngjarjes dhe është duke bërë ekzaminimet e duhura.

“Rreth orës 10:30,kemi pranuar një informacion se në rrugën ‘Bill Kllinton’ ndodhet një valixhe e dyshimtë. Aktualisht në vendin e ngjarjes janë ekipet e nevojshme policore. Një pjesë e rrugës ‘Bill Kllinton’ është ndaluar për qarkullim, do të lirohet pas përfundimit të ekzaminimit të vendit të ngjarjes, kur edhe do të njoftoheni edhe për detaje të tjera”, ka thënë Ahmeti.

Top Channel