Durrës/ Arrestohen tre persona, njëri prej tyre aksidentoi biçiklistin 70 vjeçar

21/09/2020 15:08
Foto ilustruese

Tre persona janë arrestuar gjatë ditës së hënë (20.09.2020) nga Polica e Durrësit.

Një prej të arrestuarve është shtetasi G.M, 37 vjeç, i cili gjatë ditës së djeshme ka aksidentuar për vdekje biçiklistin 70 vjeçar.

Një person është arrestuar pasi ka ushtruar dhunë fizikë ndaj prindërve të tij, ndërsa një tjetë është arrestuar pasi po drejtonte makinën në gjendje të dehur

Për veprime të mëtejshme, materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës.

 

Njoftimi i Policisë:

Vijon puna për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Arrestohet në flagrancë një 33-vjeçar, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”.

Bien në prangat e Policisë 2 drejtues mjetesh dhe procedohet penalisht një shtetas tjetër.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Plazh, në vijim të punës për parandalimin e përshkallëzimit të dhunës në familje, arrestuan në flagrancë shtetasin:

  1. A., 33 vjeç, banues në Durrës, pasi në banesë, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nënës së tij, e cila ishte e pajisur me urdhër-mbrojte, si dhe ka kanosur me thikë babanë e tij.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasit:

  1. M., 37 vjeç, banues në Durrës, pasi më datë 20.09.2020, në rrugën “Martin Camaj”, ka aksidentuar biçiklistin me iniciale Xh. M., 70 vjeç, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.
  2. T., 43 vjeç, banues në Durrës, pasi në lagjen nr. 15, Durrës, duke drejtuar mjetin tip “Skoda” në gjendje të dehur, është përplasur me një tjetër mjet dhe për pasojë janë shkaktuar dëme materiale.

Gjithashtu u referuan materialet për shtetasin E. T., për veprën penale “Kallëzim i rremë”, pasi ka dhënë deklaratë të rreme në lidhje me drejtimin e mjetit duke u shprehur se ka qenë ai drejtuesi i mjetit tip “Skoda”.

Top Channel