“Shihni si fshihen me gomë”/ Qytetari denoncon: “Kjo është cmenduri”! Votat për referendum në Itali bëhen me laps(Video)

21/09/2020 15:32

Gjatë ditës së dielë në Itali u zhvillua një referendum për reduktimin e numrit të deputetëve në senat.

Në kuadër të këtyre votimeve, në redaksinë e Top Channel ka ardhur një denoncim me video sa i përket mënyrës sesi është bërë votimi ditën e djeshme (20.09.2020).

Sipas qytetarit në mënyrë që të bëhëj manipulimi i votës për referendumin, është vendosur që të votohet me lapsa që fshihen me goma. Kështu që edhe nëse një qytetar vendos të votoj për “ JO”, duke qënë se shkrimi në letrën e votimit mund të ndryshohet.

Sipas qytetarit nëse këto tentativa për manipulim vote do të vërtetohen, atëhere votimet mund të ripërsëriten.

Matite che si cancellano ??? ?

Publiée par Sandro Doria sur Lundi 21 septembre 2020

 

Top Channel