Një vit pas tërmetit/ Njerëzit kujtojnë traumën e madhe që shkaktuan lëkundjet

21/09/2020 15:25

Teksa vëmendja muajt e fundit është përqëndruar te shpërthimi i infeksionit Covid-19, tërmeti i një viti më parë në 21 shtator ende nuk është harruar.

Gjurmët kanë mbetur në muret e banesave tona si dhe frika bashkë me plasaritjet.

“Si ta harroj. Më lëkundte sa andej-këtej. Duke pastruar shkallën kam qenë. Me këto çarjet që nuk i kanë rregulluar si mund ta harrosh… tremben fëmijët sa herë i shohin. Mos ardhtë më ajo ditë. Gati na pushoi zemra. E mbaj mend , kam dalë me mamin e babin fjetëm në makinë…”, shprehen qytetarët.

Top Channel