Bayern-i ruan traditën, Ibrahimoviç dhe një 16-vjeçar shqiptar gjejnë rrjetën në fitoren me 15 gola të kampionëve të Gjermanisë 30/07 20:20
Pep Guardiola nuk do të mund të mbështetet tek shërbimet e mesfushorit Ilkay Gundogan pasi ai sot ka rezultuar pozitiv me virusin Covid-19.
Lajmi i keq ka ardhur vetëm pak orë para se Manchester City të përballet me Wolverhampton nga ora 21:15 në ndeshjen e dytë të kampionatit anglez, Premier League.
Mesfushori gjerman është lojtari i tretë që infektohet me Covid-19 nga radhët e “Citizens” pas Ryad Mahrez dhe Eymeric Laporte.
“Ilkay tani do të qëndrojë në vetë izolim për 10 ditë në marrëveshje me drejtuesit e ligës si dhe me rregullat e Qeverisë Angleze.”, thuhet në njoftimin zyrtar të Manchester Cityt.
Top Channel