00:36
Infektohen njerëzit e Vuçiç, virusi u përhap në festën e fitores së zgjedhjeve
Kryetarja e parlamentit serb, Maja Gojkoviç, ministri i Mbrojtjes Aleksander Vulin dhe shefi i të ashtuquajturës zyrë për Kosovën, Marko Gjuriç, kanë rezultuar pozitivë për Covid-19, sipas raporteve të mediave serbe. Të gjithë ata ishin të pranishëm në festën e fitores së Partisë Progresive serbe, të presidentit Aleksandër Vuçiç, pas zgjedhjeve të së dielës së shkuar. Portali i lajmeve Nova, raporton se kryetarja e Kuvendit është e shtruar në spital ndërsa Vulin dhe Gjuric janë në vetizolim pasi deri më tani, sipas Danas, nuk kanë zhvilluar simptoma.