Rusia i quan “fantazi” raportimet e NYT për konspiracion me talibanët

27/06/2020 21:17

Moska ka mohuar sot raportimet e të përditshmes amerikane ‘New York Times’ se i ka ofruar shpërbime militantëve Talibanë për të vrarë ushtarë amerikanë në Afganistan.

Për këtë Moska argumenton se lajmi ishte fshehur në artikujt me pagesë të gazetës, në mënyrë që asnjë lexues “i zakonshëm” të mos klikonte në “titullin joshës”.

Artikulli thotë se disa zyrtarë të paemëruar të inteligjencës së SHBA kishin arritur në konkluzionin se njësitë ruse që “po bënin konspiracion kundër Perëndimit” i ofronin para luftëtarëve Talibanë, militantëve islamistë dhe elementëve të tjerë të lidhur me ta.

Konkluzionet bazoheshin në marrjet në pyetje të militantëve afganë të kapur, por Rusia thotë se këta individë ishin gati të thonin gjithçka për të shmangur torturat në burgjet afgane, të cilat sipas saj “nuk njihen si bastione të të drejtave njerëzore dhe demokracisë”.

Artikulli thoshte se Rusia po kryen një luftë hibride kundër SHBA me anë të kombinimit të taktikave të sulmeve kibernetike, lajmeve të rreme dhe operacioneve të fshehta e të mohueshme ushtarake.

Një nga zyrtarët e paemëruar të inteligjencës së SHBA thotë se “operacioni duhet të jetë vepër e njësisë 29155 të GRU, e cila është e lidhur me helmimin me agjent nervor të agjentit në 2018 në Salisbury” të Britanisë.

Më tej NYT shkruan: “Zyrtrët amerikanë të inteligjencës arrijnë në konkluzionin se inteligjenca ushtarake ruse i ofronte shpërblime në para militantëve talibanë për vrasjen e forcave të koalicionit në Afganistan”.

Top Channel