Merkel: Prezenca e SHBA në Evropë është në interesin e saj

27/06/2020 18:06

Kancelarja gjermane Angela Merkel ka paralajmëruar sot se vendet e botës nuk duhet të besojnë më se SHBA kërkon të jetë lideri, prandaj sipas kësaj duhet të përshtasin prioritetet e tyre.

“Ne jemi rritur me idenë se Shtetet e Bashkuara dëshironin të ishin fuqia më e madhe botërore”, tha Merkel në një intervistë me disa gazeta evropiane.

“Nëse SHBA dëshiron të tërhiqet nga ky rol me dëshirën e saj ne duhet të reflektojmë thellësisht për këtë”, shtoi ajo.

Në intervistën me britaniken Guardian, gjermanen Süddeutsche Zeitung, francezen Le Monde, spanjollen La Vanguardia, italianen La Stampa dhe polaken Polityka, Merkel tha se prezenca e SHBA në Evropë është në interesin e saj.

“Trupat amerikane në Gjermani ndihmojnë në mbrojtjen jo vetëm të Gjermanisë por dhe pjesës evropiane të NATO dhe interesat e Shteteve të Bashkuara,” tha kancelarja.

Ndërsa për shpenzimet ushtarake gjermane, Merkel tha: “Ne në Gjermani e dimë se duhet të shpenzojmë më shumë për mbrojtjen dhe kemi arritur shtime të konsiderueshme vitet e fundit. Do të vazhdojmë në këtë rrugë për shtimin e kapaciteteve tona ushtarake”.

Top Channel