Britanikët nisin turizmin/ Del lista me vendet ku lejohet të shkojnë

27/06/2020 16:17

Britanikët do jenë nga e hëna ne gjendje te prenotojnë pushimet verore jashtë vendit, ndërkohë qe qeveria do botojë listën e vendeve ku ata do mund te udhëtojnë dhe kthehen pa u karantinuar për 14 ditë.

Lista e vendeve është mësuar nga media dhe Britania do te aplikoj një sistem te ngjashëm me dritat e trafikut ku vendet do listohen nga ato me raste me te ulëta me koronavirus me ngjyrën jeshile tek vendet me rastet me te larta me dritën e kuqe.

Nga e hëna britanikët ne bazë te sistemit te dritave te trafikut do mund te mësojnë se ne cilat vende do mund te prenotojnë pushimet verore, nga datat 6 korrik, ne vartësi te numrit te rasteve me koronavirus.

Foreign Office do heq edhe këshillimin për çdo vend se ku mund te shkohet ose jo, për vendet qe konsiderohen me shkallë te ulët ose mesatare rrezikshmërie. Pushuesit nga data 6 korrik nuk do te mund ti nënshtrohen 14 ditëve te vetizolimi, qoftë ne vendet ku do shkojnë, qoftë ne Britani kur te rikthehen, sipas politikës kontraverse te qeverisë se Boris Johnson te ideuar nga këshilltari i tij i shumë kritikuar Domenic Cummings i cili shkaktoi një stuhi mediatike ne momentin e njoftimit te kësaj politike nga industria e aviacionit, turizmit dhe media.

Ndër vendet me drite jeshile qe kanë me pak rrezik janë Austria, Barbados, Kroacia, Gjermania, Zelanda e Re, Greqia, Tajlanda dhe Vietnami.

Ne vendet me ngjyre portokalli, ose me rrezikshmëri mesatare janë Australia, Belgjika, Kanadaja, Danimarka, Franca, Italia, Japonia, Holanda, Portugalia, Singapori, Koreja e Jugut, Zvicra dhe Spanja, ndërsa vende e zonës se kuqe qe përjashtohen mbesin Argjentina, Brazili, Kili, Egjipti, India, Izraeli, Meksika, Maroku, Afrika e Jugut dhe Shtetet e Bashkuara.

Ende nuk ka njoftim per vendet e Ballkanit, dhe ndoshta do duhet te pritet dita e hënë për te mesuar nëse Shqipëria, Kosova, Maqedonia e vendet e tjera jo anëtare te BE nga Ballkani do mund te jenë ne listë apo nëse do ndryshoj këshillimi ne faqen zyrtare te Ministrisë se Jashtme britanike, Foreign Office, për te shkuar ose jo ne këto vende, ne bazë te verifikimeve te bëra nga ambasadat britanike ne këto vende. Praktikisht vendet e Ballkanit janë me pak te prekura nga koronaviusi se te gjitha destinacionet e tjera mesdhetare ne këto lista qe pritet te publikohen, si Italia apo Spanja.

Top Channel