“Bylisi, ilir apo grek”/ Sonte në “Gjurmë Shqiptare” të Marin Memës

27/06/2020 19:03

Pak javë më parë kritiku i njohur italian Vitorio Zgarbi e quajti Bylisin qytet grek…Por si qëndron e vërteta ? Çfarë fsheh historia e këtij qyteti ?

A është ky qytet grek siç e konsideron kritiku i njohur Italian ? A është pushtuar Bylisi prej grekëve ? A ka patur një koloni të tyren këtu ? Çfarë thonë historianët, burimet e lashta, por edhe objektet arkeologjike ?

Një histori e jashtëzakonshme dhe e harruar…

Në mbrojtje të deklaratave të tij Zgarbi përmend enciklopedinë italiane, por çfarë shkruhet vërtetë në të ?

Sonte në 20:10 në Gjurmë Shqiptare të gazetarit Marin Mema do të zbulohet historia e vërtetë e Bylisit, por edhe shumë të fshehta të tjera që lidhen me këtë qytet të lashte dhe deklaratat e Vitorio Zgarbit…

Top Channel