NASA i ka caktuar së fundmi vetes qëllimin ambicioz të rikthimit të astronautëve të saj në Hënë deri në vitin 2024, prandaj dhe ka ofruar një çmim prej $35,000 për atë që dizenjon një tualet që funksionon hapësirë ose në satelitin e tokës.

Dizajni fitues raportohet se do të përshtatet në sondën e uljes Artemis dhe nevojitet të funksionojë në kushte mikrograviteti ose në “zero-g”. Në hënë graviteti është thuajse sa një e gjashtë e forcës në tokë.

Misioni i ardhshëm do të përfshijë astronautë meshkuj e femra kështu që dizajni i tualetit duhet të akomodojë të dy sekset.

NASA thotë se dizajni gjithashtu duhet të ruajë “lëndën” për të ruajtur një “ambjent të pastër dhe pa aroma apo kontaminues të tjerë”.

“Pikë shtesë do të fitojnë dizajnet që mund të kapin edhe të vjellën pa qenë nevoja që anëtarët e ekuipazhit të fusin kokën brenda tualetit”, thuhej më tej mes udhëzimeve.

Tualeti duhet të përballojë nevojat e dy astronautëve për 14 ditë dhe të lejojë transferimin e lëndës së grumbulluar jashtë mjetit.

Zakonisht një tualet në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor është sa një dollap i vogël. Çmimi i parë është $20,000 ndërsa i dyti e i treti janë respektivisht nga $10,000 e $5,000. Afati i fundit për dorëzimin e aplikacioneve është 17 gushti.

FOTO GALERI
1/3
NASA i ka caktuar vetes qëllimin ambicioz të rikthimit të astronautëve të saj në Hënë deri në vitin 2024

Top Channel