“Mjaft na nënçmuat”, sheshit Iliria në Tetovë iu vu emri Mashall Tito, shqiptarët ngrihen në protestë Koronavirusi duket se është rikthyer në Ballkan çka edhe ka bërë që BE të mendojë t’i mbajë ende mbyllur kufijtë e tij për rajonin.
Në kosovë, tre persona humbën të shtunën betejën me koronavirusin. Sipas të dhënave më të fundit, numri i viktimave të koronavirusit, që nga fillimi i pandemisë, ka shkuar në 47. Ndërkohë, një ditë më parë u konfirmuan 62 raste të reja të koronavirusit me totalin që ka shkuar tashmë në 2494.
Bilanc i rëndë vazhdon të raportohet në Maqedoninë e Veriut.
Për 24 orët e shkuara janë 9 viktimat e covidit dhe 150 rastet e reja të konfirmuara. Pjesa më e madhe e rasteve vazhdojnë të vijnë nga kryeqyteti, Shkup, ndjekur nga qytete të tjera si Kumanova, Tetova, Ohri, Gostivari etj. Që nga fillimi i pandemisë e deri më tani, në Maqedoninë e veriut 277 kanë humbur jetën dhe 5906 janë infektuar.
Edhe Bosnje Hercegovina ka njohur një rritje të infektimeve këto ditë e madje shënoi 24 orët e shkuara një tjetër rekord të përditshëm, me 172 raste të reja të koronavirusit. Ndërsa dy persona kanë humbur jetën një ditë më parë. Sipas statistikave zyrtare tani, bilanci i koronavirusit nga fillimi i pandemisë ka shkuar në 4107 të prekur ndërsa ai i viktimave 180.
Edhe pse situata epidemiologjike konsiderohet më e mirë, edhe në mal të zi dhe serbi ka patur rritje rastesh. Mali i zi ndaloi tubimet publike të enjten si masë kundër përhapjes së koronavirusit ndërkohë që protestat e kishës ortodokse vazhdojnë në vend. Edhe pse qeveria e shpalli malin e zi pa kovid më 25 maj, javën e shkuar numri i infektimeve të reja u rrit në 100, në total.
Sipas kryeministrit Dusko markovic, infektimet e reja, me gjasë vinin nga Serbia dhe Bosnje Hhercegovina. Ndërsa në serbi, vend që kritikohet edhe për mos raportim të saktë të shifrave, dy pacientë të tjerë humbën jetën 24 orët e shkuara ndërsa 227 infektime të reja u konfirmuan. Sipas të dhënave zyrtare, bilanci total i viktimave të koronavirusit është 267 ndërsa ai i të prekurve 13 792.
Top Channel