Janë të parët kudo. Në raste emergjence, fatkeqësi natyrore por edhe në kohë pandemie. Menjëherë pas identifikimit të rasteve të para me covid 19 në Kosovë, FSK ngriti gjendjen e gadishmërisë dhe krijoi një taskforcë me qëllim menaxhimin e aktiviteteve mbi pandeminë.

Madje ajo nuk pranoi të përfitonte as nga paketa e qeverisë që akordoi nga 300 euro pagëse shtesë për punonjësit e sektorëve esencialë që janë ekspozuar ndaj rrezikut për infektim.

Arben Ibishi, pjesëtar i FSK, shërben prej 10 vitesh në këtë forcë dhe gjatë periudhës së pandemisë ai ka ndihmuar në bartjen e qytetarëve të Kosovës nga aeroporti “Adem Jashari” për në qendrat e karantinimit.

Ibishi: Kemi shërbyer gjatë pandemisë ditën dhe natën

“Plot angazhim, jo ditë por ditë dhe natë, kemi shërbyer ditën dhe natën, kur kanë pasur qytetarët nevojë ne kemi shkuar sipas urdhëresave të zinxhirit komandues, jemi afruar të ta dhe i kemi bartë ku kanë pas nevojë ata. …
Ushtria e Kosovës, me njësitë e specializuara për të realizuar operacione në kuadër të Mbështetjes Ushtarake Autoriteteve Civile, sipas zëvendëskomandantit të FSK-së, Enver Cikaqi, vendosi në gatishmëri personelin, pajisjet dhe sistemet për të mbrojtur qytetarët nga përhapja e virusit.

Cikaqi: FSK i ka shtuar kapacitetet sipas nevojës gjatë pandemisë

“Pjesëtarët tanë, kanë qenë të motivuar, kanë qenë të gatshëm të shërbejnë dhe të japin kontributin e vet në ndihmë të qytetarëve….
Forca e Sigurisë së Kosovës ka vendosur në gatishmëri ekipe mjekësore statike dhe të lëvizshme dhe ka mobilizuar Qendrën Mjekësore të FSK-së. Ajo ka patur ekipe shtesë në gatishmëri të cilat aktivizoheshin në rast nevoje me qellim që të plotësojnë misionin e tyre në shërbim te qytetarëve.

Top Channel