E martë, 30 Qershor 2020
22:28
Inxhinierët që u turpëruan me projektet e dështuara (FOTO)

Gjithmonë ka njerëz që nuk e marrin seriozisht punën dhe besojnë se do ia hedhim paq. Mirëpo, “kryeveprat” e këtyre specialistëve nuk kanë ngelur pa marrë vëmendjen.

22:14
BE premton 2.3 miliardë euro ndihmë për Sirinë

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian (BE) për Marrëdhënie me Jashtë dhe Politika të Sigurisë, Josep Borrell deklaroi se “Institucionet e BE-së premtojnë 2.3 miliardë euro ndihmë për Sirinë në periudhën 2020-2021”.

22:08
FOTO/ Ndodh në SHBA, gruaja lind foshnjën në parkingun e spitalit…

Një grua në SHBA, ka sjellë në jetë foshnjën e saj në parkingun e një spitali në Florida. Kjo ngjarje e pabesueshme ka ndodhur në sytë e policisë dhe partnerit të Susan Anderson, Joseph, i cili po përpiqej që të dërgonte gruan me sa shpejtësi të mundej për në spital.

21:59
Fauci: SHBA-ja mund të përballet me 100 mijë raste në ditë me COVID-19

Anthony Fauci, drejtor i Institutit Kombëtar për Alergji dhe Sëmundje Infektive në Shtetet e Bashkuara, i tha senatit amerikan se ai “nuk do të befasohej” nëse do të kishte deri në 100.000 raste me koronavirus në ditë.

21:46
BE pezullon fluturimet me linjën kombëtare të Pakistanit prej “pilotëve të rremë”

Agjencia e sigurisë së fluturimeve të Bashkimit Evropian EASA ka njoftuar pezullimin e autorizimit të fluturimeve me linjën kombëtare të Pakistanit për gjashtë muaj.

21:45
Peshëngritësja seksi që stërvit meshkujt: Ata e kanë zyshën… (FOTO)

Sherjana Ruҫi ka një karrierë prej më shumë se 12-vitesh si peshëngritëse pasi e ka nisur këtë sport që në moshën 10-vjeҫare.

21:42
61 vjeçarja u martua me 33 vjeçarin, pas vdekjes së tij kupton që ai kishte pasur një tjetër martesë paralele

Një grua 61-vjeçe nga Birtania e Madhe thotë se ka shpenzuar 100 mijë euro për ish-bashkëshortin e saj 33 vite më të ri nga India, i cili ka vdekur para disa kohësh. Mirëpo ajo së fundmi ka zbuluar se i shoqi, kishte një martesë paralele me një vajzë 18-vjeçare dhe për këtë arsye ajo ka ngritur një padi dhe kërkon të përfitojë të gjithë shumën që ka shpenzuar për të.

21:37
Agjensia Shteterore Kadastres Librazhd  “falsifikon” hartën treguese të pronës, bashkia Prrenjas i jep leje ndërtimi

Në fund të mandatit të saj, ish kryetaria e Bashkisë Prrenjas  Miranda Rira ka miratuar një leje ndërtimi, harta e së cilës ishte e falsifikuar. Leja e ndërtimit është dhënë për një godinë tre katëshe, në mes të pallateve, mbi ish strehimet e dikurshme. Banorët përreth e kanë kundërshtuar që në fillim këtë ndërtim por bashkia është justifikuar me faktin se leja është dhënë mbi pronë private. Ndërkohë, harta treguese është “falsifikuar” në kadastrën e Librazhdit, dhe nga gjerësia 5 m është bërë 9 m.

21:31
Si në përralla! Brenda festës magjike të ditëlindjes së yllit televiziv (FOTO)

Khloe Kardashian ka festuar 36-vjetorin e lindjes me një super festë. Edhe pse në kohë pandemie, ylli i “Keeping Up with the Kardashians” nuk mund ta linte që dita e saj speciale të kalonte pa një festë plot magji.

21:30
Barcelona vendos klauzolë shitjeje $448 mln për blerjen e re Miralem Pjanić

Klubi katalanas Barcelona ka vendosur një klauzolë stratosferike largimi prej $450 milionë për blerjen më të re të klubit, Miralem Pjanić.

21:16
Rikthehet dosja “Babale”/ Mbyllet hetimi për zyrtarët, nuk kanë shpërdoruar detyrën

Gati dy vite më parë dëshmia e Albert Veliut njohur ndryshe në qytetin e tij të lindjes si Babale, shkaktoi furtunë në gotën e politikës, dallgë qe pas konstatimit të audio përgjimit si të rremë, u shuan me dënimin e Babales dhe të bashkëpunëtorëve të tij për kallëzim të rremë.

21:15
Një virus i ri i derrave kinezë, kandidat për pandemi!

Një virus i ri gripi i gjetur te derrat kinezë është bërë më infektues për njerëzit, sipas një studimi.

21:02
Libri i ri rrëfen sesi i Melania Trump i shfaq zemërimin presidentit të SHBA

Libri i ri mbi çiftin presidencial amerikan ka zbuluar detaje të reja të bashkëjetesës së dyshes së famshme dhe mënyrave të zgjidhjes së konflikteve.

21:01
SHBA, miliona vota me postë, sfidë për rezultatin e zgjedhjeve

Frika për infektimin nga koronavirusi po krijon presion ndaj proceseve elektorale në Shtetet e Bashkuara, ndërkohë që gjithnjë e më shumë amerikanë po votojnë nëpërmjet postës, në shtetet që e lejojnë këtë mënyrë votimi.

20:38
Liberalizimi i vizave për Kosovën/ Grenell mirëpret letrën e eurodeputetëve

I dërguari i Shtëpisë së Bardhë për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, e ka mirëpritur letrën, përmes së cilës disa deputetë të Parlamentit Europian kanë kërkuar nga kancelarja gjermane, Angela Merkel, të vendosë në agjendë të Këshillit Europian çështjen e liberalizimit të vizave për Kosovën.

20:18
Rriten tensionet mes dy Koreve/ Jugu publikon foto “provokuese” të gruas së Kim Jong-un

Marrëdhëniet mes dy Koreve janë mjaft të acaruara. Korea e Jugut ka nisur të shpërndajë fletëpalosje në Veri, në të cilat është stampuar gruaja e liderit suprem Kim Jong-un, e veshur në mënyrë mjaft provokative. Dyshohet se pikërisht ky veprim bëri që Korea e Veriut të hidhte në erë një zyrë ndërlidhëse dhe të ushtronte presion me anë të forcave ushtarake në kufi.

20:13
Tirana shet Muçin/ Laçi: Ismailgeci dhe Çelhaka kanë rinovuar, do flasim me Egbo

Për drejtorin e klubit te Tiranës titulli do te ishte dhurata më e mirë pas disa sezonesh te vështira ku kritikat drejt tij dhe skuadrës kanë qenë te shumta.

20:02
5 ekipe nuk licensohen/ Shkak janë borxhet ndaj të tretëve

Problemet financiare ndajnë superligën shqiptare në gjysmë europiane. 5 nga 10 skuadrat e kategorisë superiore nuk kanë arritur të marrin licensimin për të zhvilluar ndeshjet europiane edhe nëse kriteri sportiv ja lejon këtë gjë.

19:58
Gjermania shpërbën forcat speciale KSK prej ekstremizmit të djathtë mes radhëve

Njësitë elitare të komandove gjermane kanë nisur një shkrirje të pjesshme pas pretendimeve se radhët e tyre janë infiltruar me ekstremistë të së djathtës radikale.

19:58
Shfaqja e parë pas pandemisë/ “Testamenti i ri”, komedia franceze e viteve ‘30

« Testamenti i ri » një komedi franceze e shkruar që në vitet ‘30 duket shumë aktuale për shoqërinë e sotme shqiptare duke marrë parasysh dhe mesazhet e forta të cilat ajo përcjell.

19:44
Pse janë shtuar viktimat? Pipero: Maskat dhe respektimi i distancës ulin shumë infektimet e reja

Mjeku i njohur, Pëllumb Pipero tregon në një intervistë për Top Channel se përse po kemi një bilanc të rritur viktimash ne ditët e fundit.

19:40
Infektohen ata që bëjnë tamponin! 5 raste me Covid në shërbimin epidemiologjik të Durrësit

Pesë punonjës të shërbimit epidemiologjik dhe kontrollit të sëmundjeve infektive në Durrës kanë rezultuar pozitiv ndaj koronavirusit, duke e futur në kolaps këtë shërbim kaq të rëndësishëm në këtë periudhë pandemie.

19:38
Habit vajza me origjinë ruso-japoneze: Lash Rusinë sepse jam dashuruar me Shqipërinë

Në studion e emisionit “Shqipëria Live” ishte e ftuar Alla Simacheva, me origjinë ruso-japoneze. Alla ndodhet në Shqipëri prej 10 vitesh, pasi ishte e martuar me një djalë shqiptar, me të cilin është dhe në proces divorci.

19:37
Mjeku humb jetën nga Covid/ Sot 4 viktima, regjistrohen 69 raste të reja

Në 24 orët e fundit, vendi regjistroi numrin me te lartë te vdekjeve qe nga fillimi i pandemisë.

19:35
Bieta Sulo largohet nga studio në mes të emisionit: Ika, vazhdoni ju…

Në studion e emisionit “Ftesë në 5” u fol për bukurinë dhe një ndër të ftuarat ishte moderatorja Valbona Mhilli. Kur u pyet nga Bieta se kush moderatore sipas saj është më e bukur, Valbona nisi të fliste dhe të përshkruante Bietën, duke e cilësuar si një “bukuri natyrale”.

19:33
OBSH: Të ruajmë vigjilencën me virusin e ri të zbuluar në Kinë

Organizata Botërore e Shëndetësisë tha sot se do të “lexojë me kujdes” studimin kinez për gripin e ri të derrit të zbuluar, për të cilin studiuesit thanë se ka potencialin të shkaktojë një tjetër pandemi.

19:32
Hapja e kufirit me 1 korrik, Greqia ndryshon mendim. Ja kush mund të kalojë

Megjithëse një ditë më parë zëdhënësi i qeverisë greke Stelios Petsas ka komunikuar se do të hapen në 1 korrik kufijtë me Shqipërinë , Maqedoninë e Veriut, Bullgarinë dhe Turqinë në kuadrin e lehtësimit të masave kundër pandemisë ,pasditen e së martës ai ka dalë me një komunikatë të re sqaruese për personat që do të lejohen të hyjnë në tokën greke.

19:30
“Aktakuza abortoi procesin e paqes”/ Rama në Prishtinë, tërheq padinë ndaj Ramush Haradinajt

Kryeministri Edi Rama, në ditën e dytë të vizitës në Prishtinë, u takua me kryetarin e LDK Isa Mustafa ndërsa u refuzua nga ish kryeministri Haradinaj.

19:19
Zjarri në Karaburun, bëhet ndërhyrje nga ajri për të shuar flakët

Gazetari i Top Channel Mikel Marsi pak më parë raportoi se në Karaburun kishte rënë zjarr.

19:15
Mbreti i Belgjikës shpreh “keqardhje të thellë” për abuzimet koloniale në Kongo

Mbreti Filip i Belgjikës i ka shprehur sot “keqardhje të thellë” Republikës Demokratike të Kongos për abuzimet e vendit të tij gjatë epokës koloniale.

19:14
Në televizor del më e bukur, situata e sikletshme e gazetares me shitësen në furrën e bukës

Në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon ishte e ftuar gazetarja Sidorela Gjoni. Teksa po flisnin për eksperiencat e tyre në ekran dhe sa ndikim ka paraqitja fizike në të, Sidorela zbuloi një episod mjaft interesant që i ka ndodhur me një shitëse në furrën e bukës.

19:12
Japoni, fillojnë provat klinike për vaksinën e parë të COVID-19

Në Japoni kanë filluar provat e para klinike të vaksinës së parë potenciale kundër koronavirusit.

19:09
Gazetarja Sidorela Gjoni: Përdora foton e profilit në whatsapp për të siguruar një intervistë!

Në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon ishte e ftuar gazetarja Sidorela Gjoni. Teksa po flisnin për eksperiencat e tyre në televizion, Sidorela tha se pamja fizike zakonisht e ndihmon për të siguruar intervista. Ajo u shpreh se në rrjetin social whatsapp ka foton e saj dhe para se të realizojë një intervistë me një person, komunikon fillimisht nëpërmjet këtij aplikacioni.

19:03
Frymëzoi protesta masive në vitin 2017, dënim me vdekje për gazetarin iranian

Irani ka dënuar me vdekje gazetarin Ruhollah Zam për shkak se puna dhe veprimtaria e tij online frymëzuan protestat masive të vitit 2017.

19:00
FOTO/ Aksidente qesharake të makinave

Aksidentet automobilistike janë të pandashme në jetën e çdo shoferi, qoftë ato me dëme të vogla apo të mëdha. Në rrjete sociale kanë qarkulluar foto të aksidenteve automobilistike nga më të çuditshmet.

18:52
Lufta e arinjve në lindje të Rusisë thyen kamerat e studiuesve

Kamerat e vëzhgimit në thellësi të pyjeve në Lindjen e Largët ruse kanë kapur këto imazhe të dy arinjve të murrmë gjigandë, të përfshirë në një luftë të peshave të rënda, me sa duket prej rivalitetit për disa gëmusha të mbushura manaferra.

18:49
Mali i Zi hap kapitullin e fundit të negociatave me BE-në

Kryeministri malazez Dushko Markoviq dhe komisionari evropian për Zgjerim ,Oliver Varhelyi, gjatë një takimi në Podgoricë më 7 shkurt.

18:41
Ndahet për herë të tretë nga e dashura 17 vite më e re, gazetari pushime me një vajzë misterioze

Ryan Seacrest dhe Shayna Taylor i kanë dhënë fund për herë të tretë lidhjes së tyre 6 vjeçare, pas ndarjeve e pajtimeve të njëpasnjëshme.

18:40
Befason Vuçiç: I gatshëm të takohem me Thaçin!

“Jam gati të takohem me Thaçin, nëse liderët në Prishtinë vendosin të jenë pjesë e delegacionit për bisedimet e ardhshme” deklaroi presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçic për Politiko.

18:34
E pabesueshme/ Çifti kthen autobusin në një super shtëpi që të gjithë do e dëshironin (FOTO)

Duke qenë se punonin në distancë, Robbie dhe Priscilla, vendosën që të blinin një autobus të shkollës Thomas të 1998-s dhe ta shndërronin në një shtëpi të vogël me rrota.

18:33
Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt, policia e Beratit arreston 3 persona

Tre persona janë arrestuar dhe një tjetër procedohet në gjendje të lirë në Berat, për drejtim mjeti në mënyrë të parregullt.

18:24
Telefonatat e liderëve/ Trump ka quajtur Theresa May ‘të dobët’ dhe Merkel ‘budallaqe’

Disa përgjime telefonatash të publikuara së fundmi thonë se presidenti amerikan Donald Trump ka thënë se ish-kryeministrja britanike Theresa May është ‘e dobët’ kurse kancelarja gjermane Angela Merkel ‘budallaqe’, sipas gazetarit të vjetër amerikan të skandaleve Carl Bernstein.

18:18
Thaçi i Maqedonisë së Veriut i del krah Thaçit të Kosovës. Ja shkaku i solidaritetit

Në studion e emisionit “Top Talk”, drejtuar nga gazetari Denis Dyrnjaja, ishte i ftuar kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, në Maqedoninë e Veriut, Menduh Thaçi.

18:18
Venezuela, vendim drastik/ Dëbon ambasadoren e BE-së

Presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro, urdhëroi ambasadoren e Bashkimit Europian atje që të largohet brenda 72 orësh.

18:07
E pabesueshme/ Vdes nga koronavirusi, familja djeg gabimisht trupin e një tjetri!

Familja mendonte se po digjte të afërmin e saj të vdekur nga koronavirusi, por në fund u kremua kufoma e gabuar.

17:58
Paralajmërimi i fortë i kreut të PDSH-së: Nëse ndal procesi integrimit në Maqedoninë e Veriut rikthehet konflikti

Në studion e emisionit “Top Talk”, drejtuar nga gazetari Denis Dyrnjaja, ishte i ftuar kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, në Maqedoninë e Veriut, Menduh Thaçi.

17:56
Shifrat rriten por amerikanët nuk binden: Pandemia, e ekzagjeruar!

Një pjesë në rritje e amerikanëve – veçanërisht republikanët – besojnë se pandemia e koronavirusit po ekzagjerohet, edhe pse shifrat rriten përditë.

17:54
VIDEO/ Zjarr i madh në Karaburun

Vijon situata e rënduar nga zjarri i cili ka përfshire zonën mbi bazën e Pashalimanit në Karaburun. Terreni është mjaft i vështirë për fikjen e zjarrit dhe kërkohet ndërhyrja nga ajri.

17:54
Dua Lipa, bashkëpunim me Madonën?!

Dua Lipa dëshiron të bëjë një bashkëpunim me Madonën, e këtë e ka konfirmuar edhe menaxheri i këngëtares shqiptare Ben Mawson.

17:53
Kultivim hashashi, arrestohen 3 person në Vlorë

Policia e Vlorës ka vënë në pranga 3 persona pasi kanë tentuar të kultivojnë hashash.

17:44
Cakaj: Nuk ka plane për ndarjen e Kosovës!

Nga Prishtina, ministri në detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Gent Cakaj, deklaroi se “askush në Shqipëri dhe Kosovë nuk bën plane, në llogari personale, për ta ndarë Kosovën”.

17:39
Amerikanët F-22 do të formojnë skuadrone“agresioni” për t’iu kundërvënë kinezëve J-20

Forcat ajrore amerikane po marrin në konsideratë të bëjnë ndryshime në mënyrën e operimit të gjuajtësve elitarë F-22 Raptor, për t’iu kundërvënë gjuajtësve të rinj anti-radar të Kinës J-20, madje duke imituar kapacitetet e tyre.

17:35
KE zyrtarizon: Nuk hapen kufijtë për Shqipërinë!

Këshilli i BE-së aprovoi rekomandimin për heqjen graduale të kufizimeve të përkohshme mbi udhëtimin në vendet e bllokut.

17:29
E rrallë në Itali/ Krijohet proteza e lëngshme e syrit

Proteza e parë e lëngshme e retinës është arritur të krijohet në Itali. Ajo formohet nga një solucion ujor, në të cilin qëndrojnë nanogrimca fotoaktive të cilat në mënyrë funksionale zëvendësojnë fotoreceptorët e retinës së dëmtuar nga sëmundjet dhe plakja, që në disa raste, mund të çojnë në verbëri të plotë.

17:29
E bujshme, Bruno Telushi drejt transferimit tek…

Rinovimi me Partizanin nuk po vjen dhe nga mediat qipriote po qarkullon një lajm i bujshëm lidhur me të ardhmen e Bruno Telushit. Mesfushori vlonjat nga data 1 korrik do të jetë një lojtar i lirë pasi i përfundon kontrata me të kuqtë dhe nuk dihet nëse do ta përfundojë apo jo këtë sezon me Partizanin.

17:23
Ilaçi antiCovid – Ankesa për çmimin e lartë!

Prodhuesi i ilaçit që duket se shkurton kohën e rikuperimit për pacientët e sëmurë rëndë me COVID-19, thotë se do të faturojë çmimin prej 2,340 dollarë për një kurs trajtimi tipik për individët e mbuluar nga programet shëndetësore të shteteve amerikane dhe vende të tjera të zhvilluara.

17:17
Shifrat e koronavirusit, mjekët rusë ngrenë dyshime …

Presidenti rus Vladimir Putin i ka krahasuar mjekët rusë me ushtarët heroikë të Ushtrisë së Kuqe që luftuan nazistët gjatë Luftës së Dytë Botërore.

17:08
FOTO/ Humbi 40 vite më parë, momenti kur e moshuara 94-vjeçare u ribashkua me familjen

Një e moshuar 94-vjeçare në Indi, e cila ishte shpallur e humbur nga familjarët që para 40 viteve, është ribashkuar sërish me ta. Panchu Bai, e cila vuante nga problemet mendore, u shpall e zhdukur nga familjarët në vitin 1979.

17:08
Rriten me 30% kapacitetet e reanimacionit në Shkodër, Manastirliu: Fuqizojmë spitalet rajonale

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastriliu, ka inspektuar Spitalin Rajonal të Shkodrës në vijim të forcimit të kapaciteteve të njësive të terapive në spitalet rajonale dhe universitare.

17:06
Vrasësi serial i Kalifornisë thotë se “zëri i brendshëm” e urdhëroi të kryente krimet

Një ish-oficer amerikan policie që terrorizoi Kaliforninë si përdhunues, grabitës dhe më pas vrasës i 13 njerëzve, ka pranuar dje krimet për t’i shpëtuar dënimit me vdekje, duke shtuar se një ndërgjegje e brendshme e quajtur “Jerry” e detyronte t’i kryente aktet makabre.

17:04
CNN, rezultati i frikshëm: Më shumë viktima nga koronavirusi në SHBA sesa nga katër luftëra bashkë!

Shtetet e Bashkuara kanë krenaruar prej kohësh veten si feneri i ndritshëm i botës.

16:53
Katër viktima dhe 126 raste të reja me Covid-19 në Maqedoninë Veriore

Gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë Veriore prej 1140 testimeve të realizuara, 126 kanë rezultuar pozitiv me Covid-19.

16:42
Ekipi i futbollit të romëve/ “Liria” u krijua me djemtë e vajzat që braktisën rrugën

Kjo është një ditë normale e stërvitjes se fëmijëve të ekipit “Liria” në Shkodër. Djem dhe vajza të komunitetit rom dhe atij egjiptian, prej kohësh kanë braktisur rrugët për të luajtur futboll.

16:41
I tha të vendoste maskë mbrojtëse, burri dhunon brutalisht kolegen e tij

Një punonjëse në Indi është dhunuar brutalisht nga kolegu i saj, në momentin kur ajo i kujtoi atij se duhet të vendoste një maskë në fytyrë, për t’u mbrojtur nga pandemia e COVID-19.

16:36
Menaxhimi i mbetjeve/ Projekti gjerman për disa qytete të vendit

Ministria e Mjedisit në bashkëpunim me projektin e GIZ ka nisur rehabilitimin e landfilleve në disa qytete.

16:34
Dje bëri një tjetër atentat/ Vrasja e Hekuran Billës, arrestohet edhe personi i katër. Ja roli që kishte

Është arrestuar personi i katër për vrasjen e Hekuran Billës para pak ditësh në zonën e “Komunës së Parisit”. Gjekson Pusi dyshohet se ka qenë transportuesi i Viktor Markut.

16:34
37 të arrestuar, kapen 3 tonë drogë / Operacion italo-shqiptar kundër një grupi trafikantësh

Në një aksion antidrogë, të njëkohshëm mes Italisë dhe Shqipërisë gjatë të cilit u prangosën 78 persona, si pjesë e një rrjeti ndërkombëtar droge, drejtues të prokurorisë SPAK, hodhën dyshime edhe për implikimin e disa zyrtarëve shtetërorë në vend.

16:31
Zgjedhjet në Universitete, Ministrja Shahini merr vendimin: Do të mbahen më 30 korrik

Pas propozimit të rektorëve të Universiteteve, Ministria e Arsimit ka vendosur datën 30 korrik për mbajtjen e zgjedhjeve në Universitete.

16:26
Covidi pezullon provimet! Një studente është prekur nga koronavirusi

Fakulteti i Teknologjisë dhe Informacionit në Universitetin Politeknik ka pezulluar përkohësisht sezonin e provimeve të verës pasi dyshohet për një rast me koronavirus.

16:21
Benevento e Inzaghit siguroi ngjitjen në Serie A, befason me blerjen e parë

Skuadra e Beneventos, me fioren 1-0 ndaj Juve Stabias, siguroi matematikisht ngjitjen në Serinë A kur kanë mbetur edhe 7 ndeshje nga fundi i kampionatit. Ekipi i drejtuar nga Filippo Inzaghi kryeson Serinë B me 76 pikë, 24 më shumë se Crotone e vendit të dytë.

16:19
Nisma kundër përdhunimeve/ KQZ i jep dritën jeshile projektit, emrat e abuzuesve seksuale do bëhen publike

Historitë e përsëritura të abuzuesve seksual rasti me i fundit ai i Abaz Dogës, roja i shkollën nën akuzë për përdhunim e një nxënëseje ka nxitur tri organizata në mbrojtje te grave të ndërmarrin një nismë ligjore, e cila parashikon jo vetëm diskriminim publik, por edhe ashpërsinë e dënimit për abuzuesit seksual.

16:15
Kërcënimi i Bashës: Nuk do njoh asnjë vendim 12 muaj para zgjedhjeve!

1 vit nga zgjedhjet lokale 30 te qershorit, të cilat Partia Demokratike i bojkotoi, Lulzim Basha e injoroi si datë duke u shfaqur ne bregdet, nga ku kërcënoi kundërshtarin politik se nuk do të njohë asnjë vendim te marrë prej tij, 12 muaj para zgjedhjeve elektorale.

16:10
Do votohet ndryshimi i kushtetutës/ Kërkohet të pengohen koalicionet e partive në zgjedhje

Seanca plenare e 30 Korrikut do të jetë testi i radhës për shumicën qeverisëse nëse do ti thotë po ndryshimeve kushtetuese të propozuara nga opozita që lidhen drejtpërdrejtë me zgjedhjet e ardhshme.

15:59
BE-ja synon të vazhdojë dialogun Kosovë-Serbi pa presidentin Thaçi

Zyrtarët e Bashkimit Evropian (BE) synojnë të vazhdojë përpjekjet për rifillimin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve midis Serbisë dhe Kosovës, por në këto plane, nuk e përfshijnë më presidentin, Hashim Thaçi, i cili i ka udhëhequr negociatat me Serbinë në emër të Kosovës për vite me rradhë.

15:49
“Fqinjin nuk e zgjedh”/ Rama: Shengeni Ballkanik është interes strategjik i Shqipërisë dhe Kosovës

Në fjalën e tij gjatë konferencës për shtyp, pas vizitës dyditore në Kosovë, Edi Rama foli edhe sa i takon Shengenit Ballkanik.

15:25
Rama: Do të tërheq padinë për shpifje kundër Ramush Haradinajt

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka lajmëruar se do të tërheqë padinë ndaj Ramush Haradinajt.

15:15
“Institucioni të bëhet portal?”/ Rama: Fletërrufeja, një brutalitet ndërkombëtar

Në konferencën e mbajtur për shtyp, në përmbyllje të vizitës dyditore në Kosovë, kryeministri Edi Rama i cilësoi aktakuzat për krime lufte nga Prokuroria e Hagës ndaj Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit si metodë brutale dhe diskriminuese.

14:59
“Momenti që shqiptarët të bashkohen”/ Rama: Shqipëria, jo tutore e Kosovës! Jemi vëllezër

“Ka gjithmonë një kohë për t’u përleshur me njëri-tjetrin për ide, bindje, politikë, për çfarëdo qoftë, por duhet të ketë sa herë koha e vë në pikëpyetje një moment për t’u bashkuar me njëri tjetrin për historinë tonë. Kush kujton, mendon apo propagandon se këtu bëhet fjalë për një akt ndaj disa personash, apo se këtu bëhet fjalë për të shfrytëzuar këtë instrument për pastrimin e skenës politike është ose naiv ose tejet i verbuar nga mllefi”, u shpreh kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij, në përmbyllje të vizitës dyditore në Kosovë.

14:49
Rama: Jam këtu në funksion të një nevoje kombëtare, për t’i dhënë mbështetje të plotë Kosovës

Në përmbyllje të vizitës së tij dyditore në Kosovë, Edi Rama dha një konference për shtyp, ku u ndal gjerë e gjatë te aktakuzat e Prokurorisë së Hagës ndaj Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit për krime lufte.

14:41
Vizita dyditore në Kosovë/ Rama në konferencë për shtyp: Lajm i gëzueshëm është se…

Në përmbyllje të vizitës së tij dyditore në Kosovë, Edi Rama dha një konferencë për shtyp, ku në nisje të fjalës së tij ndau ” një lajm të gëzueshëm.”

14:31
Ndërron jetë nga Covid-19 profesori i njohur i mjekësisë, MSH: Ka pasur një karrierë të spikatur

Ministria e Shëndetësisë njofton me hidhërim të thellë ndarjen nga jeta të profesorit të Fakultetit të Mjekësisë Arjan Pushi, i cili, referuar shërbimit infektiv, ndërroi jetë pak momente më parë në spitalin Infektiv, i prekur nga COVID19, pavarësisht përpjekjes maksimale të stafit mjekësor.

14:26
Vlorë/ 3 metra i gjatë, bie në rrjeta peshkaqeni ‘dhelpër’

Një tjetër specie e rrezikshme bie në rrjetat e peshkatarëve në bregdetin e Vlorës.

14:21
Transformohet blloku i kufizuar nga rr. “Gjok Doçi”, “Demir Nazeri” dhe “Princ Vidi”

Një investim i munguar prej 30 vitesh bëhet realitet për banorët e Njësisë 11. Falë ndërhyrjes së Bashkisë së Tiranës, blloku që kufizohet nga rr. “Gjok Doçi”, “Demir Nazeri” dhe “Princ Vidi” është rikonstruktuar, duke ia ndryshuar faqen të gjithë zonës.

14:11
Shqetësim në Ukrainë: Vendi po kthehet në dyqan online bebesh!

Lot gëzimi derdh Andrea Viez ndërsa merr në krahë vogëlushin e saj, të lindur nga një nënë surrogatë në Ukrainë. Ai është një yll, thotë argjentinasja rreth të 40-tave me zërin që i dridhet.

14:06
Aksident 250 mijë euro, Ferrari “përmbyset” në autostradë (FOTO)

Një makinë tip “Ferrari” me një vlerë prej 250 mijë eurosh, ka pësuar një aksident “horror” në një autostradë të Britanisë së Madhe.

14:01
Rusët votojnë për të zgjatur pushtetin e Putinit

Pjesa më e madhe e rusëve mbështesin reformën e propozuar që do ta lejojë Vladimir Putinin të kandidojë sërish për president në 2024 dhe të qëndrojë me gjasë në pushtet deri në 2036-ën.

13:54
Zbardhet takimi mes Presidentit dhe Ruçit/ Meta: Rekomandimet e Komisionit të Venecias të vihen menjëherë në zbatim

Presidenti i Republikës, Ilir Meta zhvilloi sot një takim me Kryetarin e Kuvendit, Gramoz Ruçi.

13:47
Peligrinazh i përvitshëm botëror në Bulqizë/ Kohë pandemie, nuk munguan besimtarët

Qindra besimtarë nga e gjithë Shqipëria që i përkasin fesë bektashiane kanë shkuar për të festuar në vendin e quajtur Ballem Sulltan të njësisë administrative Martanesh të rrethit të Bulqizës, ku është bërë peligrinazhi i përvitshëm botëror, i cili festohet çdo vit.

13:47
Vitrina e Librit/ Librat që më rritën – Saverina Pasho, ku po shkon sot një botë pa libra?

Dihet mirë se në totalitarizëm botimi i një libri ishte para së gjithash status në shoqëri, ishte garanci politike dhe ideologjike, jo vetëm autorësi e autoritet. Njëherësh, kontrolli mbi librin ishte dhe kontroll mbi mendimin.

13:19
(Emrat) Drogë, grabitje e prostitucion/ Kush janë katër të dënuarit që OFL u kërkon të deklarojnë burimin e pasurisë

Vito Biba, Abedin Palnikaj, Baftjar Gjana, Genti Tahiri, janë katër persona të dënuar që tashmë u duhet të justifikojnë burimin e pasurisë së tyre, pasi OFL u ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin.

13:09
Mustafa: Ardhja e Ramës në Prapashticë ishte shenjë kujdesi dhe nder i veçantë

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, përmes një statusi në Facebook tregoi për takimin e tij me kryeministrin shqiptar Edi Rama që u zhvilluar mëngjesin e sotëm.

12:49
“Largohu brenda 72 orëve”/ Venezuela dëbon ambasadoren e BE-së

Presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro, urdhëroi ambasadoren e Bashkimit Evropian në këtë vend që të largohet brenda 72 orësh.

12:47
Mega operacioni italo-shqiptar/ De Raho: Operacioni më i madh i përbashkët! Kraja: Do hetohen zyrtarë shqiptarë…

Kreu i Antimafias italiane Federico Cafiero De Raho ka drejtuar një konferencë të mbajtur online, mes drejtuesve të policisë dhe prokurorisë shqiptare dhe asaj italiane lidhur me mega operacionin e zhvilluar që çoi në pranga 37 persona.

12:45
Me sukses! Barcelona e Juventus mbyllin operacionin për Arthur-Pjanic

Barcelona dhe Juventus mbyllin me sukses operacionin e shkëmbimit të mesfushorëve respektivë Arthur Melo dhe Miralem Pjanic.

12:40
Pianot e Ksamilit/ Kompozitori Dizdari tregon si u ushtruan muzikantët e rinj në izolim

Ndërsa e gjithë bota ka zier nga pandemia dhe nga lajmet kontradiktore përgjatë gjithë këtyre muajve këtu në Ksamil në oazin e kompozitorit Limoz Dizdari dhe të shoqes Adrianës gjërat kanë pasur një ritëm tjetër.

12:29
Nuk ka treg për shalqirin/ Sasia e madhe e prodhimit solli uljen e çmimit

Viti 2020, për fermerët që kultivojnë shalqirin cilësohet si viti më i keq gjatë këtij 10-vjeçari. Kësaj herë nuk e ka fajin cilësia e frutit, por mungesa e tregut.

12:26
Tentoi të vrasë Lulzim Berishën, Gjykata e Durrësit dënon Ahmet Ajetin

Gjykata e Durrësit ka dënuar, Ahmet Ajetin për akuzën e vrasjes së mbetur në tentativë në dëm të Lulzim Berishës.

12:22
Në lojë është liga spanjolle! Sot Barça-Atletico

Barcelona pret sot në mbrëmje në Camp Nou, Atletico Madrid-in, një sfidë që konsiderohet si një nga 6 finalet e mbetura të sezonit, ku në lojë është titulli kampion.

12:17
​Rama takohet me Shpend Ahmetin

Radhës për t’u takuar me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama i erdhi edhe kryetarit të Prishtinës, Shpend Ahmeti.

12:15
Fillon testi i fabrikës për trenin e parë elektrik të prodhuar nga Turqia

“Edhe gjatë pandemisë së COVID-19, personeli i Korporatës së Industrisë së Vagonëve ka vazhduar të punojë shumë për të përfunduar projektin”, tha ministri i Industrisë dhe Teknologjisë, Varank