Mbreti i Belgjikës shpreh “keqardhje të thellë” për abuzimet koloniale në Kongo

30/06/2020 19:15

Mbreti Filip i Belgjikës i ka shprehur sot “keqardhje të thellë” Republikës Demokratike të Kongos për abuzimet e vendit të tij gjatë epokës koloniale.

Monarku bënte komentet e tij në një letër për presidentin Félix Tshisekedi me rastin e 60-vjetorit të pavarësisë së Republikës Demokratike të Kongos.

Belgjika e ka kontrolluar vendin afrikan prej shekullit të 19-të deri sa ai fitoi pavarësinë në 1960.

Miliona afrikanë kanë vdekur gjatë regjimit të përgjakshëm kolonial të Belgjikës.

Fokusi mbi historinë e kombit vjen pas protestave madhore për vrasjen e George Floyd nga policia e Minneapolis në SHBA.

Javët e fundit mijëra belgë kanë demonstruar solidaritetin e tyre duke vandalizuar statujat e mbretit Leopold II, ndërsa autoritetet në Antwerp kanë hequr një statujë të tij nga një shesh publik.

Në letrën për President Tshisekedi të publikuar nga mediat belge, Mbreti Filip ngrinte lart ” partneritetin e privilegjuar” mes dy kombeve.

Ai thotë se ka pasur “episode dhimbjeje” gjatë historisë, siç ka qenë sundimi i mbretit Leopold II (pa përmendur emrin e tij) – si dhe gjatë shekullit të 20-të.

“Dua të shpreh keqardhjen time të thellë për plagët e të kaluarës që janë ringjallur së fundmi prej diskriminimin që ende është prezent në shoqërinë tonë. Unë do të luftoj çdo formë racizmi dhe do të inkurajoj reflektimin e nisur nga parlamenti ynë”.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel