Thaçi i Maqedonisë së Veriut i del krah Thaçit të Kosovës. Ja shkaku i solidaritetit

30/06/2020 18:18

Në studion e emisionit “Top Talk”, drejtuar nga gazetari Denis Dyrnjaja, ishte i ftuar kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, në Maqedoninë e Veriut, Menduh Thaçi.

Gjatë fjalës së tij Thaçi tha se është hera e parë që gjykata e Hagës ngre një aktakuzë për politikanë që janë ende në pushtet, pasi kryesisht akuzat ngihen për politikanët në momentin që kalojnë në opozitë. Ndër të tjera ai tha se shqiptarët nga të gjitha trevat duhet të bëhen bashkë dhe të gjithë njëzëri duhet të kërkojnë të drejtat e tyre.

Menduh Thaçi: Unë kam një vlerësim të përgjithshëm që ndoshta një pjesë e njerëzve nuk pajtohen. Unë mendoj sinqerisht se politikani kur shkel në gjykatë ka politikë, qoftë pozitive qoftë negative.

Denis Drynjaja: Ju mendoni se ky është një proces me ndikim politik.

Menduh Thaçi: Ashtu dhe me goditje politike ndaj kosovarëve.

Denis Drynjaja: Ju jeni një politikan me eksperiencë, e mund t’i njihni këto lloj konjukturash që lëvizin.

Menduh Thaçi: Është situatë e jashtëzakonisht e komplikuar dhe një pjesë e shpjegimeve janë konspirative. Goditja është politike dhe për shkaqe formale. Në ish-Jugosllavi kroatëve e serbëve dhe boshnjakëve dhe të tjerëve lider, kur janë ngritur procedime penale dhe aktakuza, gjykata e Hagës ka prit që ato të kalojnë në opozitë. Është hera e parë në Kosovë që ngrihet procedim penal ndaj funksionarëve të cilët kanë mandat. Kjo është simbolika e goditjes politike. Kjo është shumë e keqe. E dyta mendoj se politika shqiptare në përgjithësi por edhe lidershipi ku bëj pjesë edhe unë, harxhuam një 20 vjeçar të artë me folklor, romantizëm dhe festa të panevojshme. Herë pas here më vjen keq, ne shqiptarët kur flasim mendojmë se jemi në dhomën e burrave para 100 vjetëve, por çdo gjë që është thënë në publik është e dokumentuar. Përveç asaj që ka shqiptar që kanë shpifur në deklarime të ndryshme, në hetuesi të ndryshme. Unë dua të tregohem i sinqertë të them se ka dhe politikanë shqiptar që kanë qenë tërësish të pakujdesshëm ku kanë fol në publik. Dhe e treta pse mendojmë se kjo është goditje politike, derisa presidenti është në rrugë dhe sipër në aeroplan për të shkuar dhe filluar të nënshkruaj fillimin e fundit të marrëveshjes dhe goditja vjen teksa jemi në aeroplan drejt këtij procesi që e kemi pritur për kohë të gjatë, është një mosmarrëveshje e madhe në raportet e gjera strategjisë ndërkombëtare.

Denis Drynjaja: Brukselit dhe Uashingtonit në këtë rast. Protagonizmin të suksesit të kësaj marrëveshje.

Menduh Thaçi: Ndoshta është dhe çështja e protagonizmit, për suksesin e kësaj marrëveshje siç po thoni ju e brendshme e politikës amerikane. Politika amerikane është në vigjilje të zgjedhjeve dhe unë mendoj se kjo goditje bën vetëm viktima të panevojshme. Nuk duhet të shastisemi dhe të hutohemi. Por unë besoj se lidershipi i Kosovës dhe ai Shqiptar duhet të kemi një marrëveshje që të fillojmë të flasim me një zë, në raport me bashkësinë ndërkombëtare. Deri tani ne me kontributin tonë i kemi thënë bashkësisë ndërkombëtare na keni dhënë shumë faleminderit. Ne vazhdojmë që gjysma e kombit tonë të jemi larg proceseve integrues. Ne vazhdojmë që në Ballkan jemi populli i vetëm që jemi ndarë, kështu edhe ashtu në dy tre apo katër shtete. Ne respektojmë procesin integrues, mirëpo moçalizimi që iu bë politikës së Kosovës sidomos nga BE, e kemi sot Serbinë që ka mbërritur në kapitullin e 19 apo 20 i negociatave, ndërsa Kosova ka mungesë të liberalizimit të vizave, thjesht nuk po them t’ju kundërvihemi, po t’ju themi me fakte e argumente që jemi të pakënaqur. Të themi që jemi keq dhe të ridiskutojmë disa çështje.

Top Channel