Peligrinazh i përvitshëm botëror në Bulqizë/ Kohë pandemie, nuk munguan besimtarët

30/06/2020 13:47

Qindra besimtarë nga e gjithë Shqipëria që i përkasin fesë bektashiane kanë shkuar për të festuar në vendin e quajtur Ballem Sulltan të njësisë administrative Martanesh të rrethit të Bulqizës, ku është bërë peligrinazhi i përvitshëm botëror, i cili festohet çdo vit.

Ndryshe nga vitet e tjera siç ka dhe tradita, nuk pati fjalime dhe aktivitete të ndryshme, kjo për shak të situatës së pandemisë të CoVid-19 duke shmangur grumbullimin e besimtareve të cilët kishin shkuar për të festuar.

Edhe pse këtë vit nuk pati njoftim zyrtar për festë, besimtarët nuk munguan për të kryer ritet pranë vendit të shenjtë të Ballem Sulltan.

Në këtë peligrinazh morën pjesë  si kryegjyshi botëror Dedë Edmond  Brahimaj  dhe shumë Baballarë të Tyrbeve nga e gjithë Shqipëria, të pranishëm ishin autoritete të pushtetit vendor.

Kleriku i madh Dede Edmond Ibrahimaj tha që Teqja e Ballem Sulltanit është futur ne kalendarin botëror Bektashian ku populli vjen në këtë vend të shejnte për të marrë bekimin dhe duke u lutur për të larguar këtë sëmundje të rëndë.

Ndërkohë  kryebashkiaku Lefter Alla pasi uroi besimtarët u shpreh se ne si bashki kemi marrë të gjitha masat për respektimin e masave të distacimit social, ndërkohë kemi bërë të mundur edhe në rikostruksionin e rrugës Martanesh-Ballejn.

Top Channel