Detajet/ Aksident gjatë një operacioni antidrogë në Korçë, plagosen dy policë. Njëri prej tyre niset drejt Tiranës Pesë punonjës të shërbimit epidemiologjik dhe kontrollit të sëmundjeve infektive në Durrës kanë rezultuar pozitiv ndaj koronavirusit, duke e futur në kolaps këtë shërbim kaq të rëndësishëm në këtë periudhë pandemie.
Të martën, punonjësve u është kërkuar të shkojnë në banesat e tyre dhe të presin vendimet e mëtejshme, ndërsa është kryer dezinfektimi i ambienteve. Katër ditë më parë, rezultoi e prekur një laborante e këtij shërbimi e cila dyshohet se ishte infektuar nga bashkëshorti me profesion berber. Më pas edhe katër punonjës të tjerë rezultuan pozitiv, punonjës që janë në terren për kryerjen e testit të tamponëve.
Përveç mjekes së laboratorit dhe 3 laboranteve është infektuar dhe drejtuesi i mjetit që transporton personelin gjatë gjurmimit të rasteve në terren.
Siç e shikoni mbyllur është erdhën qëparë që bënë dezinfektimin dhe kaq.
Rastet pozitive e bëjnë të detyrueshëm vetëkarantinimin e personelit, po kjo do të krijojë probleme në testimin e popullatës në Durrës, që shënon një numër të lartë të infektuarish dhe 11 vdekje nga Covid-19 gjatë kësaj pandemie.
Top Channel