Proteza e parë e lëngshme e retinës është arritur të krijohet në Itali. Ajo formohet nga një solucion ujor, në të cilin qëndrojnë nanogrimca fotoaktive të cilat në mënyrë funksionale zëvendësojnë fotoreceptorët e retinës së dëmtuar nga sëmundjet dhe plakja, që në disa raste, mund të çojnë në verbëri të plotë.

Studimi, i botuar në revistën Nature Nanoteknologji, u koordinua nga Instituti Italian i Teknologjisë. “Një retinë artificiale e lëngshme ka potencial të madh për të siguruar një fushë të gjerë pamjeje dhe një shikim të qartë”, shpjegoi Fabio Benfenati, drejtori i Qendrës për Neuroshkencën dhe Teknologjinë në Xhenova, i cili koordinoi hulumtimin.

Në krahasim me teknikat aktuale, retina artificiale e lëngshme ka provuar të jetë në gjendje të rivendosë aftësinë e neuroneve të retinës në një mënyrë më pak invazive dhe më efikase. Falë natyrës së tij të lëngshme, proteza siguron ndërhyrje më të shkurtra dhe më pak traumatike, të cilat përbëhen nga mikro injeksione të nanogrimacev drejt e nën retinë, ku mbeten të bllokuara duke kështu zënë vendin e fotoreceptuesve të dëmtuar.

Top Channel