Kamerat e vëzhgimit në thellësi të pyjeve në Lindjen e Largët ruse kanë kapur këto imazhe të dy arinjve të murrmë gjigandë, të përfshirë në një luftë të peshave të rënda, me sa duket prej rivalitetit për disa gëmusha të mbushura manaferra.

Arinjtë njihen që i kanë dobësi të ëmblat, por kanë gjithashtu kthetra të mëdha dhe forcë masive prandaj lufta me dy prej tyre mund të jetë brutale.

Kamerat e vendosura janë të pajisura me detektorë lëvizjeje dhe aktivizohen menjëherë kur nis veprimi, sidomos kur dy kafshë omnivore tentojnë të lajnë hasapet.

Bixhat e zemëruara ndaheshin fillimisht nga një gardh por e hodhën atë shpejt përtokë teksa mësynin për njëri-tjetrin. Pamjet nuk zbuluan cili ishte fituesi por kostot dukej se ishin vetëm për kamerat e shkatërruara të qendrës së mbrojtjes së arinjve Amur Tiger, që punon për ruajtjen e popullatës së tigrave siberianë.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel