Policia e Vlorës ka vënë në pranga 3 persona pasi kanë tentuar të kultivojnë hashash.

Ata janë prangosur në dy tentativa të ndryshme dhe akuzohen për “Kultivimi i bimëve narkotike”.

 

Vlorë

Në vijim të kontrollit të territorit, me qëllim parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, Policia e Vlorës ka evidentuar dhe goditur dy raste të tentativës për kultivim të kanabisit në fshatrat Sevaster dhe Dushkarak.

Vihen në pranga 3 shtetas.

Si rezultat i kontrollit të ushtruar nga punonjësit e Policisë, në fshatrat Sevaster dhe Dushkarak të Vlorës janë evidentuar dy raste të tentativës për kultivim dhe janë asgjësuar disa fidanë të dyshuar cannabis sativa.

Policia ka arrestuar në flagrancë autorët e implikuar në këtë veprimtari të paligjshme:

  1. L., 29 vjeç, banues në Orikum dhe F. N., 37 vjeç, banues në fshatin Kotë, autorë të tentativës për kultivim në fshatin Sevaster.
  2. A., 50 vjeç, banues në fshatin Dushkarak, autor i tentativës për kultivim në këtë fshat.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.

Top Channel