5 ekipe nuk licensohen/ Shkak janë borxhet ndaj të tretëve

30/06/2020 20:02

Problemet financiare ndajnë superligën shqiptare në gjysmë europiane. 5 nga 10 skuadrat e kategorisë superiore nuk kanë arritur të marrin licensimin për të zhvilluar ndeshjet europiane edhe nëse kriteri sportiv ja lejon këtë gjë.

Flamurtari, Luftëtari, Skënderbeu dhe Bylisi janë skuadrat që për shkak të borxheve, ndaj palëve të të treta apo institucionit të tatim taksave kanë mbetur në klasë nën sitën e kritereve që duhet të plotësojnë për të qenë pjesë e Europës, ndërkohë që ka raste edhe si ai i Vllaznisë së Shkodrës që nuk ka plotësuar as kriterin minimal, atë të kërkesës që duhet të bëj secila skuadër paraprakisht. Janë 5 kriteret që duhet të plotësojë secila skuadër sportivi, që ka të bëjë me klasifikimin dhe rezultatet sportive të ekipit, infrastruktura,që lidhet me stadiumin ku do të zhvillohen ndeshjet, administratë personeli, ligjori, që lidhet me formën ligjore që kanë shoqëritë apo shoqatat pjesëmarrëse në kampionat dhe financa. Kriteri i pestë është ai që ka penalizuar jo rrallë herë klubet shqiptare.

Pavarësisht tentativave për të arritur kompromise si me palët e treta, ish-lojtarë apo trajnerë që i kanë hedhur në gjyqe, apo marrëveshjet me institucionin e tatim taksave, borxhet e mbartura vit pas viti, i kanë çuar në një ngërç të pakapërcyeshëm. Ndërkohë gara për zonën europiane mbetet e hapur për disa skuadra, kryesoret që janë dhe më afër konfirmimi të pjesëmarrje në Europë kanë plotësuar edhe kriteret e licensimit, si Tirana, Kukësi, Partizani, Teuta dhe Laci. I vetmi ekip i palicensuar, por q[ [sht[ në garë për kupat e europës si në kampionat, ku i ka mundësitë matematikisht por edhe në përmjet kupë pasi është kualifikuar për në gjysmëfinale është skuadra e Bylisit. Kur kanë mbetur ende edhe 5 javë nga fundi i Superligës, të vetmet verdikte zyrtare janë dy skuadrat që kanë rënë nga kategoria edhe matematikisht, si Luftëtari dhe Flamurtari. Të 8 skuadrat e tjera kanë një objektiv real, titullin kampion Tirana me Kukësin që luan ditën e hënë, Vllaznia tenton t’i shpëtojë vendint të 8 që është zone play out në këtë sezon dhe Partizani, Skëndërbeu, Teuta, Bylisi dhe Laci që luftojnë për zonën europiane.

Top Channel