Vrasësi serial i Kalifornisë thotë se “zëri i brendshëm” e urdhëroi të kryente krimet

30/06/2020 17:06

Një ish-oficer amerikan policie që terrorizoi Kaliforninë si përdhunues, grabitës dhe më pas vrasës i 13 njerëzve, ka pranuar dje krimet për t’i shpëtuar dënimit me vdekje, duke shtuar se një ndërgjegje e brendshme e quajtur “Jerry” e detyronte t’i kryente aktet makabre.

74 vjeçari Joseph James DeAngelo Jr, i quajtur asokohe “Golden State Killer” nuk i kishte pranuar kurrë publikisht krimet qe prej viteve 1975, që kishin ndalur papritur në 1986.

Vetëm pas arrestit në 2018 ai kishte përmendur disa fjalë si “fajtor” dhe “pranoj” si pjesë e marrëveshjes me prokurorët për të shmangur dënimin me vdekje.

“Nuk kisha fuqinë ta largoja,” tha DeAngelo gjatë marrjes në pyetje në polici, duke iu referuar ndërgjegjies që sipas tij e shtynte në krim.

“Ai më detyroi, ai vinte me mua, ishte në kokën time. Unë nuk doja t’i bëja ato gjëra. Më në fund e largova ‘Jerry’ nga jeta ime dhe jetova i lumtur. Por shkatërrova jetët e atyre dhe tani duhet të paguaj.”

Anëtarët e familjeve të 13 viktimave të tij qanin gjatë gjyqit qe zgjati për disa orë.

Duke qarë ishte dhe Jennifer Carole, babai i të cilës Lyman Smith, u vra nga vrasësi në 1980, bashkë me gruan e tij Charlene Smith, e cila u përdhunua para se të vritej nga DeAngelo.

“Është shumë më e vështirë nga sa mendoja se do të ishte. Kam shumë zemërim”, thotë Carole.

DeAngelo, veteran i luftës së Vietnamit, nuk kishte rënë kurrë më parë në gjurmët e hetuesve, të cilët kanë kërkuar fajtorin me dekada.

Policia përdori ADN nga skenat e krimit dhe zbuloi një të afërm të vrasësit në një faqe interneti gjenalogjie, dhe më në fund arritën te ai.

Prokurorët detajuan aktet sadiste që ai kryente kur hynte natën në shtëpitë e familjeve, siç ishte kapja e çifteve në krevat në mes të natës, duke i kërcënuar me armë e duke i ndriçuar elektrikun në fytyrë, teksa më pas i kërcënonte se do të vriste të gjithë familjen nëse nuk zbatonin urdhrat e tij.

FOTO GALERI
1/6
Te afermit e viktimave te deAngelo

Top Channel