Benevento e Inzaghit siguroi ngjitjen në Serie A, befason me blerjen e parë

30/06/2020 16:21

Skuadra e Beneventos, me fioren 1-0 ndaj Juve Stabias, siguroi matematikisht ngjitjen në Serinë A kur kanë mbetur edhe 7 ndeshje nga fundi i kampionatit. Ekipi i drejtuar nga Filippo Inzaghi kryeson Serinë B me 76 pikë, 24 më shumë se Crotone e vendit të dytë.

Në fakt, kthimi në elitën e futbollit italian të skuadrës nga Campania ishte çështje kohe, pasi e impononte diferenca e theksuar me rivalet. Për këtë arsye, drejtuesit e klubit prej kohësh kanë nisur planet për të ndërtuar një grup serioz, që ngjitja në Serinë A të mos jetë një arritje kalimtare.

Drejtuesit e Beneventos i kanë bërë dhuratë Inzaghin një sulmues me peshë, francezin Loic Remy, që dy sezonet e fundit ka qenë pjesë e Lille në Ligue 1.

Sulmuesi 33-vjeçar do të përfitojë 3 milionë euro në sezon nga kontrata me klubin italian. Remy, i cili vjen në Serinë A si lojtar i lirë, theksoi se ishte bindur për të nënshkruar me Beneventon nga Sagna.

“Fola me Sagna dhe mora ca informacione të vlefshme për qytetin, klubin dhe atmosferën. Jam i lumtur që kam firmosur dhe po pres me padurim të zbuloj këtë vend të ri. Për mua është një sfidë.”

Top Channel