Gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë Veriore prej 1140 testimeve të realizuara, 126 kanë rezultuar pozitiv me Covid-19.

Ndërsa 4 persona kanë humbur jetën.Sipas qyteteve: Shkup-66, Kumanovë-6, Shtip-15, Prilep-3, Tetovë-19, Strugë-2, Veles-2, Manastir-1, Kavadar-4, Gostivar-2, Probishtip-2, Shën Nikollë-1, Resnje -3.Sot, Instituti i Shëndetit Publik ka regjistruar 48 pacientë të rikuperuar.

Sipas qyteteve: Shkup-43, Stip-1, Manastir-1, Resen-3.Në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë edhe 4 persona të diagnostifikuar me Covid-19, në disa raste të shoqëruara me sëmundje tjera. Sipas qyteteve viktimat janë nga Shkupi, Prilepi, Tetova, Gotivari.

Në vendin tonë që nga fillimi i pandemisë 6334 persona janë diagnostifikuar me Covid-19, prej të cilëve 2475 janë shëruar kurse 302 persona kanë humbur betejën me koronavirusin e ri. Për momentin kemi 3557 raste aktive me Covid-19.

Top Channel