04:48
Mëngjeset perfekte për lëkurë fantastike dhe plot shkëlqim
Vakti i parë i ditës përbën një shans të rëndësishëm për tu ushqyer shëndetshëm por jo vetëm kaq. Sipas ekspertëve të shëndetit, njerëzit duhet të hanë mëngjes si një mbret, drekë si një princ dhe darkë si një i varfër. Mëngjesi ideal, sipas tyre, duhet ta mbajë njeriun të kënaqur, të ngopur dhe energjik gjithë paraditen. Ai duhet të përfshijë drithëra të plota, proteinë, yndyrna të shëndetshme, fruta, perime dhe ujë.