06:16
COVID-19, ja çfarë duhet të dinë diabetikët dhe ata që vuajnë nga zemra
Prania e sëmundjeve kronike mund të rrisë rrezikun e komplikacioneve të shkaktuara prej COVID-19, madje edhe vdekjen e parakohshme prej tij. Këtë e konfirmojnë ekspertët, sipas të cilëve, sëmundjet kardiovaskulare, diabeti dhe sëmundjet kronike të mushkërive, janë faktorë të rëndësishëm në nivelin e lartë të jetëve të humbura prej virusit.