Ajo është një prej emrave më të njohur të muzikës shqiptare. Është fjala për Adelina Tahirin, e cila edhe pse ka pak kohë që është larguar nga muzika, ajo vijon të mbetet mjaft e dashur për publikun shqiptar.
Afroamerikani që u qëllua disa herë nga policët në Kenosha të Uiskonsinit, ka gjasa të mos mund të ecë më dhe është paralizuar, tha avokati i familjes.
Qindra mijëra njerëz u urdhëruan të evakuohen nga shtëpitë e tyre në Teksas dhe Luiziana të SHBA-së, pasi uragani Laura tashmë është në drejtim të tyre.
Ligji për Parandalimin dhe Luftimin e Pandemisë COVID-19 në Kosovë ka hyrë në fuqi.
Në orën 04:00 të mëngjesit të sotëm, në Spitalin Rajonal Vlorë ka shkuar për ndihmë mjekësore shtetasi nga Ukraina O.A., 44 vjeç.
Tre shtetas nga Elbasani janë vënë nën prangat e policisë pasi drejtonin mjetet në gjende të dehur dhe pa leje drejtimi.
Ivanka Trump, vajza e presidentit Donald Trump dhe këshilltare e tij, ka tentuar të dëmtojë Melania Trump-in në një seri përplasjesh në Shtëpinë e Bardhë, sipas një libri të ri të botuar nga një ish e afërme e Zonjës së Parë.
Numri i rasteve me koronavirus në Rusi ka arritur në 970.865, ndërsa bilanci i viktimave në 16.683.
Qeveria britanike ka ndryshuar udhëzimet për mbajtjen e maskave në shkollë për fëmijët mbi 7 vjeç.
Ministri gjerman i Financave, Olaf Scholz thotë se ekonomia e vendit duket se po ecën me ritme më të mira nga sa druhej pak javë më parë.
Në vitin 2019 në vendin tonë hynë rreth 12 mijë emigrant të paligjshëm, ku prej tyre aplikuan për azil 6557 persona, referuar të dhënave më të fundit që Instat ka bërë publike.
Në vijim të Operacionit Forca e Ligjit u janë nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, gjashtë shtetasve.
Kapiteni i Manchester United, Harry Maguire u përjashtua nga skuadra përfaqësuese angleze nga ana e trajnerit Gareth Southgate pasi u shpall fajtor një një gjykatë greke për zënkën e ndodhur në Mykonos.
Më në fund një lajm i mirë!
2 shtetas të tjerë janë arrestuar në flagrancë pasi transportonin 17 emigrantë të paligjshëm në këmbim të parave.
Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, është takuar me kryetarin e Fushë Kosovës, Burim Berisha, në të cilën ka diskutuar rreth situatës me COVID-19.
“Ka një rrezik që i vërvitet prej 7 vitesh buxhetit të shtetit dhe xhepave të shqiptarëve dhe ai quhet PPP”, shkruan në një postim në Facebook, Jorida Tabaku.
Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka apeluar të gjithë shqiptarët në Mal të Zi që të shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të votuar.
“Eureka!” Një kujtim kalon në mendjen tuaj dhe ndiheni si të ishte gjëja më e bukur që ju ka ndodhur ndonjëherë.
Në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës po trajtohen 65 pacientë me COVID-19. Prej tyre, 14 janë në gjendje më të rëndë shëndetësore, 45 të tjerë janë në oksigjenoterapi dhe dy janë në respiratorë.
19 punëtorë të çerdheve në komunën e Pejës kanë rezultuar pozitivë me COVID 19, ndërsa edhe 25 të tjerë janë në pritje të rezultateve.
Ditën e sotme, në një publikim në rrjetet sociale, Ministrja Besa Shahini deklaroi se në vitin e ardhshëm shkollor do të dyfishohet numri i punonjësve të shërbimit psikosocial.
Një 42-vjeçar është arrestuar në flagrancë pasi kundërshtoi dhe dhunoi punonjës të policisë.
Eshtrat e 350 personave brenda disa varreve në formë cilindrike janë gjetur gjatë gërmimeve për ndërtimin e një stacioni treni në Japoni.
Një 37-vjeçar ka rënë nën prangat e policisë pasi ndihmonte shtetas të huaj për të kaluar në mënyrë të paligjshme kufirin, kundrejt përfitimit.
Një person i shpallur në kërkim është arrestuar në Berat.
Dikur shokë tepër të mirë, por tashmë duket se miqësia mes futbollistit Neymar dhe këngëtarit Maluma ka përfunduar dhe shkak për këtë është bërë modelja seksi, Natalia Barulich.
Media argjentinase TYC Sports, pasditen e të martës raportoi lajmin e bujshëm se Lionel Messi ka vendosur të largohet nga Barcelona, lajm që mori konfirmime edhe nga mediat spanjolle dhe nga ish-futbollistë e njerëz të sportit të cilët e bënë akoma më të besueshëm këtë lajm.
Si një mesazh i ri dhe i fuqishëm drejt Ankarasë për provokimet e saj në Mesdheun Lindor konsiderohet stërvitja e përbashkët ushtarake e Greqisë, Qipros, Italisë dhe Francës, e quajtur me emrin simbolik “Evnomia” që në greqisht do të thotë respektim i ligjit.
Modelja e njohur, Oriola Marashi dhe futbollisti, Eros Grezda, nuk e fshehin më dashurinë që kanë për njëri-tjetrin.
Një person është arrestuar në Vlorë, teksa janë sekuestruar armë zjarri, drogë dhe municion luftarak.
Çdokush që ka një ngjashmëri me një të famshëm, padyshim që mund të ndihet me fat.
Një tjetër mjek në vendin tonë ka humbur jetën nga koronavirusi.
Afrika e Jugut gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar 149 vdekje të tjera nga koronavirus, duke e çuar në 13.308 numrin e përgjithshëm të vdekjeve nga virusi në vend.
Rusia është një vend me shumë të panjohura për perëndimorët, por edhe një vend shumë i dashur për turistët.
Georgina Rodriguez përfitoi nga pushimet për të bërë zhytje brenda në oqean, pas një aludimi për fejesë me Cristiano Ronaldo-n.
“Mjekët dhe infermierët tanë kanë nevojë për mbështetje dhe mbrojtje të veçantë nga shteti për shërbimin kolosal që i kanë bërë vendit, në veçanti në këto kohë pandemie”, shkruan kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.
Kim Jong-un ka paralajmëruar autoritetet e shtetit që të përgatiten për rrezikun që përbën pandemia me koronavirus, por edhe një tajfun në ardhje, transmeton BBC.
Në pasditen e së martës, një 82 vjeçar ka vdekur në Malishevë.
Numri i të prekurve nga koronavirusi i ri (COVID-19) në mbarë botën ka tejkaluar shifrën 24 milionë.
Përmes një postimi në Facebook, presidenti i Republikës, Ilir Meta ka kujtuar ditën e lindjes së Nënë Terezës, ku shton gjithashtu se me porositë dhe urtësinë e saj duhet të udhëhiqemi për t’i shërbyer me përulësi çdo qytetari dhe së ardhmes evropiane të Shqipërisë dhe kombit shqiptar.
Policia e Shkodrës ka identifikuar dhe shpallur në kërkim autorin e dyshuar të ngjarjes së mbrëmjes së të kaluar, ku mbetën të plagosur Ndue Mali, dhe Erison Gjeka.
Rreth 3,700 njerëz në Suedi morën një rezultat të pasaktë se janë pozitivë me virusin e koronës për shkak të një gabimi në pajisjet e testimit, të cilat mbërritën nga Kina, njoftoi Agjencia e Shëndetit Publik e këtij vendi.
Sot më shumë se kurrë kemi mundësinë të ruajmë çdo moment.
Për shkak të koronavirusit në 24 orët e fundit në Brazil janë shënuar 1.271 vdekje, në Indi 1.059 ndërsa në Meksikë 650.
Kim Jong-Un e quan mbajtjen e qenëve si kafshë shtëpiake si prirje e degjeneruar borgjeze dhe urdhëron sekuestrimin e therjen e tyre. Shkaku është mungesa e ushqimeve, sidomos e mishit.
Për shkak se laboratorët e kanë shumë të vështirë të përballojnë testet e shumta të Coronës ata kanë kërkuar që të ndryshohen rregullat për testimin e pushuesve që kthehen në Gjermani nga vende të ndryshme që konsiderohen si zona rreziku.
Katër persona kanë rënë në pranga dhe një tjetër është shpallur në kërkim në Korçë, për kultivim të bimëve narkotike.
Në mesnatë, një 14-vjeçare ka rënë aksidentalisht nga dritarja e tualetit të banesës.
Është ndarë nga jeta në moshën 72-vjeçare kostitucionalisti Thimio Kondi.
Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Lezhë.
Kryeministri Edi Rama ka postuar pamjet e urës së Madhe në Kukës në rrugën e Kombit. Kryeministri tregon më shumë detaje duke shkruar se “Ura do të jetë e varur në 310 m gjatësi dhe struktura e saj mbajtëse kryesore, do të jetë një element mbresëlënës prej çeliku special, me hapësirë 270m dhe lartësi 50m!”
Në vendin tonë pritet një mot i kthjellët me alternime vranësirash por që mundësitë për reshje janë të pakta.
Në natën e dytë të kongresit të Partisë Republikane, foli zonja e parë e SHBA-së, Melania Trump. Gjatë fjalës së saj të cilin e mbajti drejtpërdrejtë nga Shtëpia e Bardhë ajo bëri thirrje për unitet racor.
Ndërsa të gjithë e dimë se ruajtja e produkteve në mjedise të freskëta i bën ato të rrojnë më gjatë, jo gjithçka që blejmë në treg duhet të futet brenda dhomëzës së ftohtë frigoriferike. Ekzistojnë shpjegime shkencore se si frigoriferi mund të dëmtojë përshembull një domate të mirë. Këtë e konfirmon edhe Profesor Tokli Thoma, ekspert i bujqësisë, i cili thotë se domatja si pjesë e familjes Solarore kërkon një temperaturë të ngrohtë.
Keni menduar ndonjëherë se cila është dieta e duhur për ju? Të humbasësh në peshë duket se është mision i pamundur për disa dhe fare e thjeshtë për të tjerë. Për këtë ka një arsye të fortë që qëndron pas. I gjithë sekreti qëndron tek dieta e duhur dhe zgjedhja e duhur e saj. Ndër më të njohurat janë dietat që masin yndyrnat e ushqimeve dhe ato që masin karbohdratet. Në këtë artikull do t’i vëmë të dyja përballë për të parë se kush është më efektive.
Vetëm personat që vuajnë nga psoriaza mund ta kuptojnë plotësisht sa rraskapitëse është kjo sëmundje. Përveç simptomave shoqëruese që sa vijnë e komplikohen, e kruara e vazhdueshme mund të kthehet në një bezdisje gati acaruese. Por beteja nuk është e humbur! Kërkime të fundit studimore, thonë se ju mund ta trajtoni atë edhe në shtëpi.
Të flesh herët e për rrjedhojë të plotësosh të gjitha orët e gjumit që i duhen një njeriu është një nga dhuratat më të mira që mund t’i bëni organizmit. Por kjo jo gjithmonë është e mundur edhe kur keni disa minuta të shtrirë në shtrat me sytë e mbyllur. Ndjesia e pagjumësisë në ato momente dulet sikue nuk ka zgjidhje dhe nuk do të mbarojë kurrë.
Qindra mijëra njerëz u urdhëruan të evakuohen nga shtëpitë e tyre në Teksas dhe Luiziana të SHBA-së, pasi uragani Laura tashmë është në drejtim të tyre. Stuhia e fuqishme është duke lëvizur nga Kuba përmes Gjirit të Meksikës dhe pritet t’i godasë dy shtetet të mërkurën.
Rreth 3,700 suedezëve u është thënë se kanë koronavirus, por më vonë ka dalë se rezultatet kanë qenë të gabuara. Agjencia e Shëndetit Publik e Suedisë tha të martën se testet PCR kanë dhënë rezultate të rreme pozitive te rreth 3,700 vetë, në muajin mars.
Duke iu përgjigjur kritikave nga ekspertët mjekësorë, Stephen Hahn, kreu i Administratës së Ushqimit dhe Barnave, FDA, kërkoi ndjesë të martën se kishte mbivlerësuar vlerat e plazmës konvaleshente nga pacientë të shëruar nga COVID-19, për të kuruar dhe shpëtuar jetët e pacientëve të tjerë.
Sipas zyrtarëve të administratës amerikane, është e ligjshme për Presidentin Trump dhe Zonjën e Parë, Melania Trump të përdorin Shtëpinë e Bardhë për aktivitete që lidhen me Kuvendin Kombëtar Republikan. Por për të tjerët, ndër to edhe punonjës të Shtëpisë së Bardhë apo zyrtarë të administratës, një gjë e tillë nuk lejohet në bazë të Ligjit federal Hatch të vitit 1939 që e bën të palejueshme për zyrtarët qeveritarë të angazhohen në aktivitet politik gjatë punës.
Zjarrëvënësit dogjën ndërtesa dhe shkatërruan pjesën më të madhe të distriktit të bizneseve afrikano-amerikane në natën e dytë të trazirave në qytetin Kenosha të Uiskonsenit, të nxitura nga plagosja e një afrikano-amerikani që u qëllua në shpinë nga oficerët e policisë, përpara syve të tre djemve të tij të vegjël. Shtëllunga tymi mbulonin pjesën qendrore të qytetit Kenosha pasi policia me veshjet speciale u përlesh me protestuesit që kundërshtuan një ndalim-qarkullimi gjatë natës deri të martën në mëngjes, disa metra larg vendit ku policia goditi me armë të dielën afrikano-amerikanin Jacob Blake.
Shtetet e Bashkuara thanë se janë thellësisht të shqetësuara nga konkluzionet paraprake të raportuara nga ekspertët mjekësorë gjermanë se aktivisti i opozitës ruse Aleksey Navalny ishte helmuar. Sekretari i shtetit Mike Pompeo tha në një deklaratë se “nëse raportet rezultojnë të sakta, Shtetet e Bashkuara mbështesin thirrjen e BE për një hetim gjithëpërfshirës dhe janë të gatshme të ndihmojnë në këto përpjekje.”
Shtetet e Bashkuara thanë të martën se e kundërshtojnë me forcë pritjen e dy udhëheqësve të Hamasit nga Presidenti turk Reccep Tajip Erdogan në Stamboll. Departamenti i Shtetit tha se zyrtarët ishin shpallur posaçërisht nga SHBA si Terroristë Globalë dhe Shtetet e Bashkuara po kërkonin informacione për njërin prej tyre si i përfshirë në sulme të shumta terroriste, rrëmbime avionësh dhe njerëzish.
Sfiduesja e presidentit të Bjellorusisë, Svyatlana Tsikhanouskaya, u tha ligjvënësve europianë se vullneti i popullit bjellorus për demokraci “nuk do të thyhet” nga dhuna pas-zgjedhore që bëjnë autoritetet në Minsk.
Komisioni Rajonal për Certifikimin e Poliomelitit në Afrikë e shpalli këtë vend të pastër nga poliomeliti. Sëmundja zakonisht prek fëmijët nën pesë vjeç dhe nganjëherë çon në paralizë të pakthyeshme.
Kur vjen fjala tek makinat që nuk ndotin, Europa nuk mendohet dy herë. Pandemia ka çuar në një kolaps shitjeje të makinave me naftë dhe benzinë, por çudia ka ndodhur me automjetet elektrike të cilat kanë pësuar një bum shitjesh.
Ministri i Jashtëm gjerman Heiko Maas ka vizituar Athinën dhe më pas Ankaranë duke ju kërkuar Greqisë dhe Turqisë që të zgjidhin mosmarrëveshjet e tyre përmes bisedimeve të drejtpërdrejta dhe dialogut sa i përket pretendimeve që ato kanë për rezervat me gaz natyror në Mesdheun lindor duke paralajmëruar për rrezikun e një konfrontimi ushtarak.
Ka përfunduar rindërtimi i shtëpisë së parë në Farkë të Tiranës, pas tërmetit. Në Farkë kryeministri Rama i dorëzoi çelësat e një apartamenti të ri familjes Allaraj, Merilisës që kishte ditëlindjen.
Liverpooli i dorëzoi “kurorën e mbretit të Europës” Bayernit të Mynihut të dielën në mbrëmje, pasi bavarezët fituan me rezultatin minimal 1-0 përballë Paris Saint Germain në finalen e Ligës së Kampionëve.
Marrëveshja ishte mbyllur prej kohësh, por sulmuesi spanjoll Pedro Rodriguez u prezantua zyrtarisht si futbollist i Romës vetëm pasditen e sotme, teksa pozoi edhe me fanellën zyrtare të kryeqytetasve italianë.
Slavia e Sofjes është kundërshtari me të cilët Kukësi do të përballet në 27 gusht dhe për drejtorin e klubit Nderim Nexhipi, verilindoret janë gati. Në Top Channel ai bën një analizë të rivaleve dhe jo vetëm.
Kosova do të luajë dy ndeshjet e para të Ligës së Kombeve në fillim të muajit shtator, fillimisht në transfertë ndaj Moldavisë më 3 shtator dhe më pas në Prishtinë ndaj Greqisë, ndërsa trajneri Bernard Challandes ka publikuar edhe listën e futbollistëve që do të grumbullojë për këto përballje.
Pas Antonio Contes, Interi ka konfirmuar për sezonin e ardhshëm edhe mesfushorin 25-vjeçar italian, Stefano Sensi, pasi mediat italiane bëjnë me dije se klubi zikaltër ka njoftuar Sassuolon për ushtrimin e të drejtës së blerjes.
Ministri i jashtëm grek Nikos Dendias, ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin shqiptar Edi Rama. Sipas njoftimit në Twitter të ministrit Dendias, mes tij dhe zotit Rama ka pas bisedime për marrëdheniet dypalëshe,por edhe lidhur me situatën në rajon. Burime diplomatike i thanë Top Channel se mes Ramës dhe Dendias u fol lidhur me rinisjen e bisedimeve për çështjet e hapura mes dy vendeve, ku padyshim në fokus të bisedës ka qënë deklarata e Athinës lidhur me zgjerimin e ujrave territoriale greke në 12 milje në detin jon.
Sipas radios katalanase, “RAC 1”, Lionel Messi i ka kërkuar klubit të Barcelonës largimin.
Një djalë indian, i lindur me gjashtë gishtërinj në secilën dorë, thotë se është krenar për këtë gjendje të rrallë, pasi e ndihmon atë të jetë fitues në lojërat elektronike.
Tirana nuk arriti të mposhtë armatën serbe të Crvena Zvezdës, pasi u mposht me rezultatin 0-1 në stadiumin “Air Albania Stadium”.
Një mjeke në një spital në Indi është duke u nderuar si një heroinë pasi ndaloi një pacient të infektuar me koronavirus të hidhej nga kati i katërt i spitalit.
Të gjithë e njohin eksperimentin intrigues, atë të vendosjes së bonboneve mentol në Coca-Cola, por një përdorues i YouTube-it e zhvendosi të gjithën këtë në një tjetër nivel.
Në një ritual të rrallë të nderimit të të vdekurve të tyre, një fshat në Indonezi kufomat në formë mumjesh të të dashurve nxirren nga varret për t’u veshur e pastruar, në ceremoninë e përvitshme tradicionale të horrorit.
Kur mendoni rreth kafshëve më vdekjeprurëse në botë, me siguri ju vijnë në mendje luanët apo arinjtë.
Tirana ka pasur një rast të pastër shënimi në minutën e 57-të të sfidës.
Përmes një njoftimi, drejtoria e Policisë Rrugore njofton se për 12 orë ka mbajtur nën vëzhgim makinat që ecin në autostradën Durrës-Rrogozhinë dhe në aksin Elbasan – Peqin.
Kapiteni i Manchester United, Harry Maguire u dënua sot me 21 muaj burg të pezulluar nga gjykata greke për sulm dhe tentativë ryshfeti ndaj oficerëve të policisë, ndërsa prokurorët dënuan “malin me gënjeshtra” për shqiptarët që “kishin droguar motrën e tij”.
Mëkat që tifozët nuk janë të pranishëm në shkallët e impiantit luksoz “Air Albania Stadium”, pasi do të ishin dëshmitarë të një performance mjaft të mirë nga bardheblutë e Tiranës.
Dy persona kanë mbërritur të plagosur në Spitalin Rajonal të Shkodrës.
Në një video të bërë virale në rrjetet sociale, është fiksuar momenti kur një burrë në Britaninë e Madhe gërvisht një makinë luksoze tip “Porsche Cayenne”.
Një arkeolog ka zbuluar një masë të konsiderueshme monedhash të arta në veri të Gjermanisë, për të cilat ekspertët besojnë se janë fshehur në ditët e fundit të Luftës II Botërore.
Antonio Conte do të mbetet zikaltër, këtë e konfirmoi vetë klubi i Interit përmes një postimi në rrjetet sociale.
Forca të shumta policie janë parë përgjatë perimetrit të stadiumit kombëtar, “Air Albania Stadium”, ku po luhet ndeshja mes Tiranës dhe Crvena Zvezdës, e cila përveç aspektit futbollistik përmban pashmangshmërisht nota patriotike e nacionaliste.
Vetëm pak minuta na ndajnë nga i ashtuquajturi Derbi i Ballkanit, mes Tiranës dhe Crvena Zvezdës, e cila do të luhet në impiantin luksoz “Air Albania Stadium”.
Në tentativë për ta gjetur një zgjidhje, sa i takon vazhdimit të punimeve të rrugës që të çon nga Deçani drejt Plavës së Malit të Zi, kryeministri Avdullah Hoti u nis drejt Manastirit të Deçanit.
Ky është dyqani i këngëtares dhe moderatores Rozana Radi, i cili mbrëmjen e së hënës ra pre e vjedhjes.
Një grua është burgosur sot për gjashtë muaj në Australi për shkelje të rregullave të karantinës së koronavirusit.
Nga përafërsisht 31 mijë maturantë që iu nënshtruan provimeve të maturës, më pak se 22 mijë prej tyre kanë aplikuar për të vazhduar studimet në ciklin e lartë.
Kryeministria britanike është detyruar sot të mohojë pretendimet se Boris Johnson do të dorëhiqet brenda disa muajsh, pas jehonës në media të një pretendimi të ngjashëm nga familjarët e këshilltarit të tij personal.
BE-ja po shton presionin ndaj Rusisë për rastin e liderit opozitës atje, Aleksej Navalny, me gjasë të helmuar.
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin bregdetar të Durrësit, ku një grua 60-vjeçare u gjet e mbytur në det nga pushuesit.